LAJMI I FUNDIT:

Beyonce, shtatzëna seksi me fustan të shkurtë

Beyonce, shtatzëna seksi me fustan të shkurtë

Këngëtarja Beyonce, e cila është në pritje të fëmijës së parë, nuk planifikon që të tërhiqet nga karriera. Shtatzëna aktive pas promovimit të koleksionit të saj pranveror të linjës së “House” nga “Dereon” në Londër, në New York ka prezantuar parfumin e ri që e ka quajtur “Pulse”.

Barkun, i cili shumë pak vihet re, Beyonce e ka mbuluar me një fustan të kaltër shumë më të shkurtë saqë jemi mësuar ta shohim atë zakonisht.

Fustani i zbukuruar me xhingla në plan të parë ia ka nxjerrë këmbët, ndërsa ajo që u ka rënë të gjithëve në sy ishte lumturia e ndritshme me të cilën shkëlqen këngëtarja. /Telegrafi/