Opozita maqedonase kundërshton një propozim-ligj të partive shqiptare, konkretisht të Lëvizjes Besa, për vendosjen grafës etnike në letërnjoftime, që krahas shtetësisë, qytetarët të mund të deklarojnë edhe përkatësinë e tyre etnike.
Lëvizja Besa ka dalë me këtë projektligj bazuar në marrëveshjen që kishte me Lidhjen Social Demokrate të kryeministrit Zoran Zaev, që të jetë pjesë e qeverisë dhe të mbështesë disa ligje tjera. Propozimin e saj e kanë mbështetur edhe partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, por edhe Bashkimi Demokratik për Integrim që është pjesë e qeverisë.
Por, partia maqedonase e opozitës “E Majta” këtë propozim e ka konsideruar si nxitës të tensioneve ndëretnike, meqë sipas saj në shumë pak vende të botës, në dokumente personale qëndron edhe përkatësia etnike. Për të penguar miratimin e ligjit, “E Majta” ka paraqitur mbi 1.200 amendamente, gjë që ka çuar edhe në bllokimin e procedurës parlamentare.
“Një propozim i tillë vetëm sa i forcon ndarjet etnike që tani do të institucionalizohen edhe me ligj nëse kalon në kuvend. Ne e kundërshtojnë këtë propozim, andaj edhe kemi paraqitur mbi 1.200 amendamente. Vendosja e grafës etnike në dokumentet personale nuk është praktikë botërore. Janë jo më shumë se 20 shtete që në dokumente vendosin përkatësinë etnike apo fetare të qytetarëve, që vlerësojmë se nuk duhet të ndodhë, meqë kjo do të thellonte ndarjet në shoqëri”, ka deklaruar deputeti i partisë e “E Majta”, Branisllav Krmov.
Edhe OBRM-PDUKM-ja opozitare e kundërshton zgjidhjen e propozuar. Ajo nuk është kundër asaj që në dokumente të përcaktohet etnia, por kërkon që kjo të vlejë edhe për maqedonasit, të cilët, sipas opozitës, në grafën e përkatësisë etnik të mund të deklarohen si “maqedonas”, gjë që nuk parashihet në propozimin e hartuar.
“Qeveria apo më saktë (kryeministri) Zoran Zaev dhe (zëvendëskryeministri) Nikolla Dimitrov thonë në vazhdimësi se identiteti ynë është betonuar apo se fare nuk bëhet fjalë për kontestim të identitetit se jemi maqedonas, se flasim maqedonishten e kështu me radhë. Nëse qëndron kështu, atëherë pse në letërnjoftim mos të qëndrojë se unë jam shtetas i këtij vendi dhe se jam maqedonas? Nëse vlen për të tjerët, kjo duhet të vlej dhe për mua”, ka deklaruar nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski.
Nga Lëvizja Besa thonë se propozimi i saj nuk cenon asnjë entitet tjetër, në veçanti maqedonasit, ndërsa druan se pas amendamenteve të opozitës maqedonase qëndrojnë qëllime tjera.
“Ne konsiderojmë se këtu ka një prapaskenë, një konspiracion i cili është paksa më i gjerë dhe besoj se në periudhën në vazhdim, me siguri se gjërat do të qartësohen dhe do të kemi më shumë informacione se çfarë nënkupton deponimi i këtyre amendamenteve për realizimin e një iniciative që nuk dëmton asnjë subjekt politik dhe etnik. Propozimi është thjesht një realitet shoqëror dhe shtetëror që Maqedonia e Veriut e ka si një vend shumetnik”, ka deklaruar Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.
Aktualisht në dokumentet personale në Maqedoninë e Veriut, si pasaportat dhe letërnjoftimet nuk figuron grafë për përkatësinë etnike. Për qytetarët maqedonas qëndron përkufizimi “shtetas maqedonas” ndërsa për shqiptarët “shtetas të Republikës së Maqedonisë”. Por, edhe ky përkufizim pritet të ndryshojë me nisjen e zbatimit të Marrëveshjes me Greqinë që parasheh zëvendësimin e emrit Maqedoni me Maqedonia e Veriut./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshohet se bartnin dru nga Serbia për në Kosovë, ndalohen dy persona

MPB-Maqedoni: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve me aksidente të rreme, menjëherë të denoncojnë në polici

Votimi nga jashtë, Berisha: Të zgjatet regjistrimi, minimumi deri më 9 mars

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës