LAJMI I FUNDIT:

Beteja e përgjakshme për Tripolin, qeveria fillon operacionin “shpërthimi i vullkanit” – humbin jetën 21 persona (Video)

Beteja e përgjakshme për Tripolin, qeveria fillon operacionin “shpërthimi i vullkanit” – humbin jetën 21 persona (Video)

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 90 tjerë janë plagosur në luftimet që kanë ndodhur në afërsi të Tripolit, ka njoftuar mbrëmë qeveria e Libisë që është njohur ndërkombëtarisht.

Më parë Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje palëve  për armëpushim me qëllim që të evakuohen civilët, por pavarësisht thirrje luftimet kanë vazhduar, transmeton Telegrafi.

Forcat nën komandën e qeverisë në Tripoli që e kanë njohur Kombet e Bashkuara, kanë njoftuar se kanë filluar operacionin “shpërthimi i vullkanit” për ta mbrojtur vendin.


Zëdhënësi i këtyre forcave nuk ka dhënë detaje të hollësishme për operacionin, që është kundërpërgjigje ndaj ofanzivës së trupave të komanduara nga komandanti Kalif Haftar, njëherit shefi i ushtrisë nacionale të Libisë.

Siç raporton BBC, në mesin e të vrarëve është edhe një mjek i Kryqit të Kuq. Kurse luftimet më të ashpra janë zhvilluar mbrëmë në aeroportin ndërkombëtar 15 kilometra larg Tripolit, ku Kalif Haftar pretendon se e kontrollon këtë zonë që dikur e kishin forcat e qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori