LAJMI I FUNDIT:

Besnik Tahiri: Samitin e Parisit e shoh si përafrim të njohjes së Kosovës nga Serbia

Besnik Tahiri: Samitin e Parisit e shoh si përafrim të njohjes së Kosovës nga Serbia

Besnik Tahiri, këshilltar i Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se takimi i sotëm i shefit të Qeverisë kosovare me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel është një ngjarje e rëndësishme për vendin.

“Po vjen në një kohë dhe pas disa vendimeve që shteti i Kosovës dhe Kryeministri Haradinaj i ka marrë për Kosovën. Për ushtrinë ka pasë komente se do të ketë sanksione, që dialogu ka devijuar, që është pa efekt dhe do të sanksionohet. Pas vendimit për taksën po rikonfirmohet një qëndrim i Gjermanisë dhe Merkelit”, ka thënë Tahiri, njofton Klan Kosova.

Në Info Magazine, Tahiti ka theksuar se Samiti i Berlinit nuk ka qenë dështim.


“Ka qenë njëri prej takimeve më të suksesshme që ka pasur Kryeministri Haradinaj. Në atë takim është varrosur ideja e shkëmbimit të territoreve. Edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e tha se ‘ideja ime për shkëmbim territoresh ka rënë’”.

“Berlini mundësoi takimin me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë për liberalizimin e vizave dhe krijimin e grupeve punuese. Takimin në Paris e shoh si legjitimim të pozicionit të Kosovës për dialog karshi Serbisë. Parisin e shoh si përafrim të njohjes së Kosovës nga Serbia. Narrativi i Kosovës është që dialogu duhet të ndodhë pa kushtëzime”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori