LAJMI I FUNDIT:

Beshir Sheremeti afër transferimit te Neustadi i Austrisë

Beshir Sheremeti afër transferimit te Neustadi i Austrisë

Ka një ofertë joshëse. Futbollisti Beshir Sheremeti, anëtar i klubit të futbollit Australia nga Mitrovica, është shumë afër kalimit te skuadra elite e Austrisë, Neustad. Shkuarja e tij në Austri tashmë veç është konfirmuar mirëpo, duhet pritur që Sheremeti të kremtoj ditëlindjen e 15-të sepse ashtu e donë rregullat e futbollit atje.

Jeton Ujkani, drejtor i klubit në të cilin Sheremeti i bëri hapat e parë ka thënë për Arena se gjithçka është e kryer dhe se ky futbollistë me virtyte të larta talenti shumë shpejtë do të niset drejtë Austrisë. ”Kjo është punë e kryer ka mbetur edhe pak kohë që ky futbollistë të plotësoj vetëm edhe një kriter që e kërkojnë rregullat austriake të futbollit dhe do të udhëtoj drejtë skuadrës elitare Neustad. Sheremeti duhet të presë ditëlindjen e pesëmbëdhjetë me çka edhe përmbushen të gjitha kërkesat e klubit nga Austria”,ka thënë Ujkani. Ai ka deklaruar se puna dhe talenti i Sheremetit është përcjellë nga ndërmjetësi i klubit, Nazif Ahmeti i cili në Austri njihet edhe si ekspertë për fushat e futbollit.

Në anën tjetër,Sheremeti ndjehet tejet i lumtur që iu ka afruar një mundësi e tillë. ”Është ëndërr e çdo të riu të jetë pjesë e një skuadre të madhe evropiane. Shpresoj dhe besoj se nuk do ta lëshoj këtë rast. Jam i përgatitur,mirëpo do të punoj në vazhdimësi në mënyrë që të jem sa më i gatshëm të përballem me këtë sfidë” ka thënë Beshir Sheremeti të cilit i flenë roli i qendërmbrojtësit por që luan edhe si mesfushorë ofensivë. /Tribuna/Telegrafi/