LAJMI I FUNDIT:

Besa përballë portugezëve

Besa përballë portugezëve

E vetmja skuadër kosovare e mbetur në garat evropiane në hendboll, Besa Famiglia, mëton që të futet në mesin e tetë skuadrave më të mira të këtij stinori në ‘Challenge Cup’.

Gjithsesi, për ta arritur një synim të tillë, skuadra lidere e renditjes tabelore të Superligës kosovare të hendbollit duhet të kalojë pengesën nga Portugalia, skuadrën e Aguas Santas Milaneza, raporton Tribuna.

Shori i hedhur të enjten (dje) ka vënë kosovarët kundër klubit portugez, në një përballje të parë mes skuadrave nga këto dy vende. Shpresojmë që djemtë tanë të na bëjnë krenarë me paraqitjet e tyre në këtë garë. /Telegrafi/