LAJMI I FUNDIT:

Besa mposht anglezët e Club Bath

Besa mposht anglezët e Club Bath

Skuadra e Besës në futsall, e ka filluar në mënyrën më të mirë turneun ndërkombëtar në Zarë të Kroacisë. Skuadra pejane në ndeshjen e parë u takua me klubin anglez, Club Bath, të cilën e mposhti thellë, 5:1 duke lënë kështu përshtypje të mira te të gjithë të pranishmit.

Njeriu i ndeshjes në këtë takim ishte Ersin Ramadani, i cili shkëlqeu duke shënuar katër gola, ndërsa një herë realizoi edhe Ermir Kryeziu, raporton Tribuna.

Ndeshjen e dytë Besa e zhvillon kundër skuadrës vendëse, MNK Futsal. Takimi zhvillohet sot (e premte) dhe fillon në ora 17:30. Të kujtojmë që Besa në këtë turne, po merr pjesë me grupmoshën nën 18 vjeç.

Pejanët kanë treguar rezultate të mira edhe në edicionin e kaluar të futsallit kosovar, duke ‘prekur’ edhe Finalen e Kupës. Në atë ndeshje, ata u mposhtën nga Liburni i Gjakovës, 3:2. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Plisat reagojnë për

Plisat reagojnë për "aktin më të turpshëm në historinë e sportit shqiptar"

Ndërkombëtare
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Djali i Leo Messit nuk ka të ndalur: Shënon 11 gola brenda një ndeshje - statistikat sezonale janë të çmendura

Djali i Leo Messit nuk ka të ndalur: Shënon 11 gola brenda një ndeshje - statistikat sezonale janë të çmendura

Ligat tjera
Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori