LAJMI I FUNDIT:

Besa me pesë sulmues në edicionin e ri

Besa me pesë sulmues në edicionin e ri

Valdet, me sa sulmues do të luash? Trajnerit pejan iu ka shtuar një ‘problem’. Ai ka në dispozicion pesë sulmues të dëshmuar në Kosovë, ku secili prej tyre e do një vend titullari. Ardhja e Kastriot Rexhës në mbrëmjen e së enjtes e ka çuar në 4 numrin e sulmuesve që i ka marrë Besa në këtë afat kalimtar.

Para tij, zbarkimin në ‘Shahin Haxhiislami’ e konfirmuan edhe Fatih Karahoda, Nikollë Dushi e Premtona Muja. Duke folur për këtë strategji të pejanëve në afatin kalimtar, Valdet Shoshi e ka arsyetuar ardhjen e sulmuesve me efikasitetin e dobët të skuadrës në edicionin e kaluar.

“E kemi vërejtur që kemi pasur probleme në konkretizim, ndaj kemi vendosur që të bëjmë përforcime më shumë në fazën e sulmit. Kanë ardhur katër sulmues cilësor, të cilët sigurisht që mjaftojnë”, ka deklaruar Shoshi për Arenën.

Tutje, trajneri pejan e vlerëson ‘problemin’ si shqetësim pozitiv.


“Do të thosha që ky është një shqetësim pozitiv për mua. Është interesant kur ke shumë futbollistë në dispozicion. Konkurrenca është shumë e rëndësishme, pasi që ajo e ndihmon secilin lojtarë. Sigurisht, secili prej tyre duhet të angazhohen maksimalisht nëse duan të luajnë”, shtoi Shoshi, i cili do të jetë trajneri që do të mundohet t’ia kthejë titullin kampion Besës pas shumë vjetësh. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori