LAJMI I FUNDIT:

Besa e Drenica marrin nga tre pikë

Besa e Drenica marrin nga tre pikë

Në kuadër të javës së shtatë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, Besa e ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat minimal, 1-0, kurse Drenica shënoi fitore të merituar ndaj Ferizajt, me rezultat 3-1.

Besa – Fushë Kosova 1:0

Besa ka shënuar fitore të merituar, por të mundimshme ndaj Fushë Kosovës. Veterani Haxhi Zeka ka qenë hero i skuadrës pejane, falë golit të shënuar në minutën e 20-të nga gjuajtja e lirë. Mirëpo, kapiteni i ekipit bardhe kuq e ka humbur penalltinë në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Fushë Kosova ka rrezikuar seriozisht me Shkëlzen Jashanicën, që e qëlloi shtyllën. Edhe pejanët i kishin rastet e tyre të mira, por nuk ditën t’i shfrytëzonin.


Drenica – Ferizaj 3:1

Drenica e ka shijuar fitoren e dytë të sezonit, duke e mposhtur Ferizajn. Skuadra vendëse ka qenë më e mirë dhe ka fituar me meritë. Besim Bajraktari i kaloi kuqezinjtë në epërsi qysh në minutën e 25-të, ndërsa Hysni Tahiri e shtoi avantazhin në minutën e 52-të.

Ajo që mundën të bënin djelmoshat e Bylbyl Sokolit ishte ta ngushtonin rezultatin në minutën e 60-të përmes Qëndrim Dautajt, por Genc Hamiti qartësoi gjithçka sa ipërket fituesit, pas golit të realizuar në minutën e 67-të. Kjo fitore i shërben shumë Drenicës, e cila i ikën sadopak fundit të tabelës. /Express/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

La Liga
Rikthimi i Neymar te Barcelona është i mundur

Rikthimi i Neymar te Barcelona është i mundur

La Liga
“Askush në Real Madrid nuk e ka humbur mendjen”, Ancelotti i përgjigjet Javier Tebasit

“Askush në Real Madrid nuk e ka humbur mendjen”, Ancelotti i përgjigjet Javier Tebasit

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori