LAJMI I FUNDIT:

Bes Kallaku flet për hallin e madh që ka Shqipëria (Video)

Bes Kallaku flet për hallin e madh që ka Shqipëria (Video)

Zënka në mes të Dalina Buzit dhe Alketa Vejsiut e ka vënë në aksion komikun Bes Kallaku.

Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku flet për “hallin e madh që ka Shqipëria” e që duhet bërë zgjidhje me çdo kusht.

Aktori u ka bërë thirrje krerëve të partive kryesore në Shqipëri – Edi Rama, Ilir Meta e Lulzim Basha – që të ulen dhe ta zgjidhin këtë çështje.


Njëherësh, ai i ka kërkuar ambasadorit amerikan në Shqipëri që të lërë reformën në drejtësi dhe të merret me hallin e Alketës dhe Dalinës. /Telegrafi/