LAJMI I FUNDIT:

“BernerZeitung”: Vizita e munguar e presidentit Thaçi në Zvicër

“BernerZeitung”: Vizita e munguar e presidentit Thaçi në Zvicër

Shteti i Zvicrës ka pritur sot në një vizitë zyrtare, 2-ditore, presidentin e shtetit që përbën grupin më të madh të migrantëve në Zvicër, atë të Portugalisë, Marcelo Rebelo Do Souza. E këtë vizitë gazeta zvicerane “BernerZeitung” e ka shfrytëzuar të kujtojë që presidenti i Kosovës nuk e ka vizituar asnjëherë Zvicrën, edhe pse kosovarët përbëjnë grupin e pestë më të madh të migrantëve në Zvicër.

Në Zvicër komunitetet më të mëdha të të ardhurve e përbëjnë – sipas radhës: Gjermanët me 322 mijë, italianët me 313 mijë, komuniteti portugez me 277 mijë, francezët janë rreth 130 mijë, ndërsa kosovarët janë rreth 110 mijë banorë në Zvicër.

Presidentët e të gjitha këtyre katër shteteve nga vijnë “ausllanderët” që përbëjnë grupimet më të mëdha në Zvicër, e kanë vizituar shtetin helvetik në gjashtë vitet e fundit. Presidenti gjerman ka vizituar Zvicrën në vitin 2010, ai francez ka qëndruar në vizitë zyrtare në Bernë, më 2014, ai italian një vit më vonë.


Mirëpo, gazeta e njohur “BernerZeitung” vë theks të veçantë tek mungesa e një vizite zyrtare të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Kosova ka 111.00 mijë shtetas në Zvicër, presidenti i këtij vendi nuk bërë asnjëherë vizitë zyrtare në Bern”, shkruan “BernerZeitung”, raporton Insajderi.

E përditshmja zvicerane, më tej thekson se Thaçi ka studiuar në Zvicër si refugjat politik.

“Një ftesë për presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kishte studiuar në Zvicër si refugjat politik dhe që nga prilli është zgjedhur president i Kosovës, do të ishte sinjal i mirë politik, sepse shteti më i ri në Evropë nuk njihet nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”, shkruan “BernerZeitung”. /Insajderi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori