LAJMI I FUNDIT:

Berishën e vërshojnë ofertat nga klubet evropiane

Berishën e vërshojnë ofertat nga klubet evropiane

Dy herë basketbollistin më të mirë në Kosovë, Dardan Berishën, e kanë vërshuar ofertat e majme nga klube evropiane si dhe ato të Ligës Ballkanike. Basketbollisti pejan ka treguar ekskluzivisht për Telegrafin se ende nuk ka vendosur se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm, duke i lënë të hapura të gjitha opsionet.

Berisha këtë edicion me Sigal Prishtinën ka fituar të gjithë titujt në konkurrencën e meshkujve në basketbollin kosovar duke filluar nga Superkupa e Kosovës, Kupa e Kosovës dhe trofeun e Kampionit të Kosovës.

“Po ndihem shumë mirë sepse e kemi përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme një sezon të suksesshëm”, tha fillimisht Berisha.

I pyetur se a e ka pritur një sukses të tillë në vitin e tij të parë me Sigal Prishtinën, ai u shpreh: “Po, ndoshta e kemi pritur por e kemi ditur se nuk do të jetë e lehtë dhe ashtu doli”.


Ndërsa, sa i përket të ardhmes, dy herë basketbollisti më i mirë në Kosovë thotë se nuk e di çfarë e pret edhe pse në tavolina ka disa oferta nga klube të Ligës Ballkanike dhe evropiane. I pyetur se a ekziston mundësia që të largohet nga Kosova, Dardani tha: “Unë nuk po merrem me këto punë, prej fillimit jam përqendruar veç te fitimi i titullit me Prishtinën dhe prezantimit sa më të mirë në Ligën Ballkanike, ndërsa ofertat do t’i shqyrtoj pas pushimit”, u shpreh Dardani ekskluzivisht për Telegrafin.

“Nuk kam bërë plane për të ardhmen, por të gjitha opsionet janë të hapura, si largimi në ndonjë shtet tjetër, si qëndrimi këtu në Kosovë”, përfundoi Berisha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori