LAJMI I FUNDIT:

Berisha vlerëson rekomandimin e KE dhe fton shqiptarët: Të ndahemi sa më parë nga Rama

Berisha vlerëson rekomandimin e KE dhe fton shqiptarët: Të ndahemi sa më parë nga Rama

Pasi vlerësoi rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e negociatave për Shqipërinë në BE, Sali Berisha i bëri edhe një thirrje shqiptarëve.

Ndarjen e menjëhershme nga Edi Rama dhe dënimin e ‘narkoqeverisë’ së tij.

Berisha rendit disa arsye pse shqiptarët duhet të ndahen nga qeveria e pasardhësit të tij. Mes të tjerash, ish-kryeministri rendit lidhjet e pushtetit me krimin e organizuar, korrupsionin me tenderat dhe kthimin e vendit në “Kolumbi të Europës”.


Postimi i plotë:
Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqiperine!

Te dashur miq, sot, ne raportin e tij per Shqiperine, Komisioni Europian i rekomandoi Keshillit Europian paresisht per arsye gjeostrategjike dhe te paqes ne rajon, siç deklaroi ne Parlamentin Europian presidenti i ketij Komisioni Jean Claude Juncker, hapjen e negociatave me Shqiperine.

Komisioni Europian me kete vendim te drejte ka shprehur gjithashtu dashamiresine dhe respektine e tij per kombin shqiptar, perpjekjet dhe aspirtatat tona per tu integruar ne Bashkimin Europian si e ardhmja jone me e mire.

Prandaj ju ftoj te dashur miq, t’i shprehim mirenjohjen tone te thelle Komisionit Europian per vendimin e tij te sotem dhe le t’iu bejme thirrje vendeve anetare te BE ta miratojne kete vendim shume te rendesishem per perspektiven europiane te kombit shqiptar.

Gjithashtu ju ftoj te denojme me ashpersine me te madhe narkoqeverine e Edvin Kristaq Rames qe ka instaluar:
– narkoshtetin, ne te cilin kryeministri, vellai Olsi, ministrat jane baronet kryesor te droges, dhe ka
– shnderruar Shqiperine ne Kolumbine e Europes,
– vendin, sipas DASH qender operacionale rajonale te krimit te organizuar
-vendin e eksodit masiv, qytetaret e te cilit renditen te paret ne Europe per kerkesat per azil politik dhe here here ne Gjermani dhe France zene vendin e pare ne bote per keto kerkesa.
-vendin e te rrembyerve dhe burgosurve politik,
-vendin ne te cilin kreu i ekzekutivit eshte njekohesisht kryegjykatesi dhe kryeprokurori i vendit dhe ben gjahun e shtrigave ndaj opozites dhe kundershtareve politike dhe mbrone kriminelet e qeveritaret e saj e sorollopin e tyre
-vendin ku lidhjet me trafikante, vrases dhe bandite jane kriter per tu bere minister, mbiminister, gjykates, prokuror, zyrtar i larte i te gjitha niveleve.
-vendin ne te cilin ne 4 vitet e fundit, sipas Kontrollit te Larte te Shtetit jane vjedhur ne tendera dhe konçesione 3.2 miliard euro.

Ne kete kontekst, vendimi per çeljen e negociatave eshte nje thirrje per qytetaret shqiptare te ndahen sa me pare me Edvin Kristaq Ramen dhe kliken e tij, per te adresuar ne menyren me serioze problemet e medha te vendit dhe ecur te sigurte ne procesin e negociatave ne rrugen e integrimit te plote te Shqiperise ne Bashkimin Europian!

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori