LAJMI I FUNDIT:

Berisha ‘tradhton’ Metën: Nuk marr pjesë në tubimin e Presidentit

Berisha ‘tradhton’ Metën: Nuk marr pjesë në tubimin e Presidentit

Ish-kryeministri Sali Berisha pranoi se nuk do të jetë prezent në thirrjen për referendum që ka bërë Presidenti Ilir Meta në datë 8 dhjetor, në sheshin ‘Demokracia’, në qytetin Studenti. Berisha ka thënë se atje do të marrin pjesë qytetarët, por u shpreh pro këtij referendumi.

“Do të binte ndesh në qoftëse Presidenti do kërkonte mbështetjen e opozitës. Ai do t’i humbiste palët”, ka thënë Berisha, në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora.

I pyetur nëse Meta do të ketë mbështetjen e opozitës, përderisa Berisha nuk do të jetë në 8 dhjetor në Qytetin Studenti, Berisha u përgjigj: “Në mitingun e tij, jo, nuk shkoj. Ai ka ftuar popullin atje. Unë do të ndjek programin Partisë Demokratike dhe të kuptohet”.


“Presidenti as që pretendon dhe as që kërkon, me aq sa e dëgjova unë dhe sa kuptova unë, mbështetjen e asnjë force politike. Ai mendon se thirrja e tij, në interesin më të mirë të qytetarëve, që t’i përgjigjen, që t’u japë atyre të drejtë në vendimmarrje siç e ka Zvicra.
Në Zvicër është populli direkt që vendos në shumicën dërrmuese të çështjeve. Ai e sheh që në një moment kur një njeri ka përqendruar të gjithë pushtetet, kjo histori mund të përsëritet dhe do që të gjithë pushtetet në kuptimin e vendimmarrjes ligjore t’i kalojnë në radhë të parë qytetarëve”, tha Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori