Hera e fundit që Sali Berisha humbi zgjedhjet përballë Edi Ramës ishte 10 vjet më parë, kur në 2013 u largua jo vetëm nga pushteti, por edhe nga drejtimi i partisë.
Këtë herë mungoi akti politik. Edhe pse të dielën humbi në 54 bashki dhe i ra bastioni më i rëndësishëm i demokratëve, Shkodra, Berisha refuzoi të mbajë përgjegjësi për rezultatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.
“Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin pa pasqyrë. Unë kurrë nuk tërhiqem para bandave të krimit shtetëror dhe joshtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar, në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës”, tha Berisha.
Për humbjen e Shkodrës, Berisha foli me emra të përveçëm, me të cilët, sipas tij, PS ka ushtruar presion ndaj qytetarëve të këtij qyteti: “Pëllumb Gjoka ka mbajtur nën pushtim qendrat e votimit në Velipojë. Kishin qendra që i kishin marrë peng dhe nuk lejonin të afrohej kush. Autokolona e Bajrëve me 3 BMW të blinduara shëtiste rrugët e Shkodrës për të mbledhur vota për Benet Becin. Tom Doshi me milionat e veta. Shkodra nuk do pranojë kurrë kthetrat e krimit”.
Rezultatin, Berisha nuk e lexon si një disfatë të kandidatëve të opozitës, por si një deformim të votës së qytetarëve nga mazhoranca qeverisëse. Për t’i ardhur në ndihmë këtij skenari, ai vlerësoi edhe raportin paraprak të OSBE/ODIHR: “Dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë. Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve, ku me presione të të gjitha llojeve, Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimit. Farsa zgjedhore 2023 si farsa elektorale më e shëmtuar e Shqipërisë dhe Europës, po kundërmon çdo ditë e më shumë”.
Për të dëmtuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Berisha pretendon se Rama ka bashkëpunuar jo vetëm me aleatë të majtë, por edhe me ish-të besuarit e tij demokratë: “Një aleancë krimi në nivel politik dhe në nivel nëntokësor, u demonstrua si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Trinomi Rama-Doshi-Brava ishte shëmtia më e madhe, me veprimet e tyre në këtë proces zgjedhor. A e di ti që “Alibasha” i dha numëruesit Tom Doshit? T’i them me emër mbiemër. Kandidatët e Alibashës, paterica të Ramës. Unë nuk kam përgjegjësi pse shitet dhe blihet tjetri. Apo merret peng”.
Ish-kryeministri zotohet se këto akuza politike do të faktohen me dokumente, të cilat thotë se opozita i disponon, ndërsa paralajmëroi reagim të opozitës ndaj qeverisë Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri