Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka mirëpritur deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila doli fuqishëm kundër shkëmbimit të territoreve.
“Ky qëndrim i Kancelares, është për t’u përshëndetur si një kontribut real për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kjo është përgjigja e merituar ndaj përpjekjeve të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për copëtimin e ri të Kosovës, ndarjen e saj, ç’bërjen e fitores së luftës së shqiptarëve të Kosovës dhe NATO-s kundër Serbisë së Millosheviçit, dhunimit të të gjitha akteve ndërkombëtare për integritetin territorial të Kosovës, dhunimin e rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB dhe Këshillit të Sigurimit, dhe dokumentit Ahtisari”, ka deklaruar Berisha.
Postimi i plotë:
Një qëndrim për t’u përshëndetur.
Të dashur miq, dje Kancelarja e Gjermanisë, Angjela Merkel, në konferencë shtypi në Berlin me Kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës, deklaroj qëndrimin e saj të qartë kundër përpjekjeve për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ky qëndrim i Kancelares, është për t’u përshëndetur si një kontribut real për paqen dhe stabiliten në rajon. Kjo është përgjigja e merituar ndaj përpjekjeve të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për copëtimin e ri të Kosovës, ndarjen e saj, ç’bërjen e fitores së luftës së shqiptarëve të Kosovës dhe NATO-s kundër Serbisë së Millosheviçit, dhunimit të të gjitha akteve ndërkombëtare për integritetin territorial të Kosovës, dhunimin e rezolutave të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB dhe Këshillit të Sigurimit, dhe dokumentit Ahtisari. Kjo përpjekje është një ç’bërje e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën dhe vet Aktit të Pavarësisë së Kosovës, 116 njohjeve të saj në kufijtë aktualë. Por, me këtë qëndrim Gjermania, gjithashtu kundërshton hapjen, nga serbomëdhenjtë e Beogradit dhe argatët e tyre albanofobë në Prishtinë, të kutisë së Pandorës dhe privokimin e një zinxhiri të ri konfliktesh në Ballkan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar