LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Pas 10 dhjetorit, Kosova do shpallë pavarësinë

Berisha: Pas 10 dhjetorit, Kosova do shpallë pavarësinë

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha gjatë një takimi në Kajro me ministrin e Jashtëm egjiptian Ahmed Abdul Geit, vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe diskutuan edhe për çështjen Kosovës.

Kryeministri Berisha pasi i bëri ministrit të Jashtëm egjiptian një rezyme të qëndrimit të Shqipërisë dhe të historisë së Kosovës, u shpreh se plani Ahtisaari është zgjidhja më e mirë jo vetëm për Kosovën, po edhe për paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin.

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha tha se zgjidhja nuk mund të shtyhet dhe pas 10 dhjetorit duhet të ketë një zgjidhje. Pas kësaj, Kosova do shpallë pavarësinë në koordinim me SHBA të dhe vendet kryesore të BE së.

Berisha kërkoi që Egjipti të impenjohet dhe të ndikojë tek vendet e Konferencës Islamike në mënyrë që ata ta njohin Kosovën e pavarur në bllok. Ministri i Jashtëm Abdul Geit tha se Egjipti do të bëjë ç’është e mundur që çështja e Kosovës të jetë në qendër të vëmendjes në mbledhjen e ardhshme të Konferencës Islamike në Senegal, në mars të vitit 2008. /qik/