LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Nuk do lejojmë cenimin e institucioneve

Berisha: Nuk do lejojmë cenimin e institucioneve

Kryeministri Sali Berisha tha të mërkurën se qeveria shqiptare është e vendosur të mos lejojë cenimin e institucioneve demokratike dhe rendit kushtetues përmes forcës.

Kryeministri tha në një takim me ministrin e Jashtëm slloven, Samuel Zbogar, se vetëm drejtësia e paanshme dhe e pavarur është dhe mbetet thelbësore për përfundimin dhe daljen nga kriza e shkaktuar nga grushti i shtetit i mbetur në tentativë, i organizuar nga kreu opozitës.

Kryeministri përsëriti ftesën e bërë zyrtarisht ndaj OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve të 8 majit duke kërkuar dërgimin e sa më shumë vëzhguesve ndërkombëtarë për të dëshmuar angazhimin e plotë të autoriteteve shqiptare për mbajtjen e zgjedhjeve sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. /Telegrafi/