LAJMI I FUNDIT:

Berisha kërkon ngritjen e një fondi për informatorët

Berisha kërkon ngritjen e një fondi për informatorët

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha foli të mërkurën në mbledhjen e qeverisë pas takimit me të dërguarin e BE-së për krizën shqiptare Miroslav Lajcak, duke kërkuar hetim ndërkombëtar për demonstratën e përgjakshme të 21 janarit. Berisha tha se të gjithë janë të amnistuar, përveç shefit të opozitës, Edi Rama.

Berisha tha se do të respektojë institucionet, megjithatë tha se Garda Republikane nuk do të hetohet politikisht dhe kërkoi që kushdo që ka informacione për atë që ndodhi të premten, t’i dërgojë në prokurori dhe të shpërblehet për to. Për këtë çështje, Berisha kërkoi krijimin e një fondi shpërblimi për informuesit.

“Prokuroria të vijojë hetimet”, tha Berisha, duke nënvizuar në të njëjtën kohë se edhe Komisioni parlamentar për hetimin e 21 janarit filloi punën. Kryeministri theksoi se garanton bashkëpunim të plotë për të kompletuar të gjithë hetimin.

Berisha sulmoi përsëri kryeprokuroren e përgjithshme, Ina Rama, duke thënë se “zonja në krye të prokurorisë për të nderuar veten u tha shqiptarëve se nuk ka një padi për ata që i vunë zjarrin kryeministrisë”. “Ja akti i padisë që është bërë publik dhe që përfshin të gjithë organizatorët”, tha ai.


Kryeministri tha se i ka bërë akuzat “për një transparencë të domosdoshme ndaj qytetarëve dhe jo si atak ndaj institucioneve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë

Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë

Lajme
Muja i LVV-së: Draft-raporti i Komisionit hetimor për tekste shkollore i hartuar në zyrat e PDK-së

Muja i LVV-së: Draft-raporti i Komisionit hetimor për tekste shkollore i hartuar në zyrat e PDK-së

Lajme
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Lajme
“Mendoj se po të lë këtë punë, do jem shumë i lumtur”, Rama: Problemi është që e mendon si vazhdon puna këtu, si atje

“Mendoj se po të lë këtë punë, do jem shumë i lumtur”, Rama: Problemi është që e mendon si vazhdon puna këtu, si atje

Lajme

"Ha ma lirë se n'shpaj", fastfood Kiki gjithmonë një opsion ideal

Lajme
AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie

AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie

Lajme
Kalo në kategori