Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është takuar në Tiranë me ish presidentin dhe ish kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, me të cilin ka biseduar situatën në Mitrovicë dhe për zhvillimet e fundit në vend.
Në kumtesën e Komunës së Mitrovicës, thuhet se Berisha ka shprehur admirimin e tij për atë që Agim Bahtiri ka bërë për Mitrovicën, për zhvillimin e saj, duke shtuar se në momentin kur Aleksandar Vuçiq iu përkushtua tërësisht realizimit të synimeve të kamotshme të Serbisë për të tjetërsuar territorin e Kosovës në dobi të Serbisë, Bahtiri shprehu shqetësimin e tij të thellë, prandaj edhe u bisedua edhe për këtë çështje.
“Të dy jemi kategorikë se integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa prekshëm dhe i shenjtë për të gjithë shqiptarët. Është mjerim i madh të shikosh se si Vuçiq idenë e tij e të Serbisë për gllabërimin territorit të Kosovës, po e shet tek njerëz të caktuar në Prishtinë, edhe pse të gjithë shqiptarët e dinë, por edhe të tjerët, se Serbia nuk ka në Kosovë as edhe një metër tokë të saj”, tha Berisha.
Sipas tij, kufijtë aktual të Kosovës të njohur ndërkombëtarisht, janë sanksionuar me aktin e shpalljes së pavarësisë së saj, me pakon e presidentit Ahtisari, me vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të Hagës, me njohjen nga ana e 115 shteteve të botës, prandaj askush nuk ka të drejtë, nuk mund dhe nuk guxon t’i nëpërkëmbë këta kufij për qëllime përfituese të Serbisë.
“Agim Bahtiri gjykon se Mitrovica e Veriut është peng e bandave kriminale të telekomanduara nga Serbia. Unë ndaj me Agimin shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet e fundit. Uroj që Agimi dhe faktorët tjerë politik në Kosovë, tu japin përgjigjen e duhur serbëve e Beogradit dhe argatëve të tyre në Kosovë, se nuk duk të ketë tjetërsim të territorit të Kosovës”, u shpreh Berisha.
Po ashtu, Berisha shtoj se nuk është interes i shqiptarëve dhe as interes i qytetarëve të Ballkanit të hapet kutia e Pandorës, që të ridizajnohen kufijtë, sepse atëherë pasojat do të ishin të rënda për të gjithë.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, pasi falënderoj ish kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha për pritjen e ngrohtë dhe bisedën shumë të frytshme, tha se angazhimi i Berishës lidhur më zhvillimet e fundit lidhur me Kosovën, është kontribut për paqe në Ballkan.
“Pata nderin të bisedoj me një njeri shumë të çmuar, politikanin më të njohur e të shuar shqiptar, siç është z. Berisha. Biseduam për Mitrovicën dhe për çështjet madhore të Kosovës e të shqiptarëve. Gjeta mbështetjen e fuqishme tek z. Berisha për qëndrimet e mia lidhur me Mitrovicën dhe zhvillimet e fundit, përkatësisht për mos lejimin e humbjes të asnjë pëllëmbe të territorit të Kosovës. Z. Berisha është fuqimisht i përkushtuar për paqe në Kosovë dhe në Ballkan. Unë e falënderoj shumë për mbështetjen që më dha dhe për interesimin e tij të vazhdueshëm për Mitrovicën, Kosovën dhe çështjen kombëtare”, tha Bahtiri, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos