LAJMI I FUNDIT:

Berisha del nga selia e PD-së – Gjithçka që ndodhi në 120 minuta

Berisha del nga selia e PD-së – Gjithçka që ndodhi në 120 minuta

Ish-kryeministri  i Shqipërisë, Sali Berisha ka dalë nga selia e PD-së pas dy orësh që ndodhej aty bashkë me mbështetësit e tij.

Berisha mbajti një mbledhje në një sallë tjetër krahas asaj që po mbante Basha pak metra më tej, ndërsa në përfundim foli edhe për mediat në një konferencë të gjatë për shtyp.

Gjatë saj, Berisha hodhi një mori akuzash ndaj kryetarit aktual të PD-së duke e cilësuar peng të kryeministrit Rama, ndërsa tha se nuk do të hakmerrej ndaj askujt.


Berisha tha se Bashën dhe Bardhin do t’i njohë si deputetë të PD-së edhe gjatë periudhës në vijim. Ai njoftoi edhe grupin për organizimin e referendumit për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Sali Berisha ka vijuar edhe sot nga selia blu akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha. Sipas Berishës Basha është i çmendur pas karriges, ndërsa veten e ka cilësuar si një njeri që ka pasion vetëm të punojë për liritë e demokratëve. Ish lideri demokrat tha se është miratuar një referendum, për ratifikimin e Kuvendit të thërritur më datë 18 dhjetor.

“Basha i çmendur me pasionin e karrigeve. Dhe nga ana tjetër njeriu i pasionit dhe misionit që është para jush që nuk punojnë për karrige por për liritë e demokratëve dhe liritë e shqiptarëve. Në mbledhjen tonë u dërgova përshëndetje të përzemërt demokratëve në Shqipëri. Kam një thirrje të përzemërt për çdo demokrat që ende nuk ka vendosur është i mirëpritur dhe krah hapur. E ndoqët vetë ju kuvendin. Në rast se do ishit në Kuvend do mund të shprehnit lirisht mendimet , opinionet. Ishte një rast i humbur por megjithatë unë jam një nga ata që them nga vetja ime më mirë vonë se kurrë. Unë u ktheva me vonesë. Ata nuk janë kaq të vonuar i ftoj të bashkohen dhe kontributi i secilit do respektohet. Në këtë familje me kushtetutë të re. Ftoj kryetarët e partive që deri më tani janë të lëkundur dhe të bashkohen në anëtarësitë e tyre.” tha Berisha.

15:04 – Përse nuk u lejuan mediat në Kuvend? Berisha: Kishte vështirësi në lëvizje

Në konferencën për gazetarët pas mbledhjes që zhvilloi me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD në selinë blu, Sali Berisha u pyet edhe për faktin përse nuk u lejuan mediat në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Berisha argumentoi se një zgjedhje e tillë u bë pasi kishte vështirësi në lëvizje. Ish-kryeministri garantoi se shpenzimet do të bëhen publike shumë shpejt.

“Siç e vutë re ju kuvendi u zhvillua në kushtet më të veçanta,. Dhe megjithë dëshirën time që ju të ishit aty ishte e pamundur lëvizja pasi votimi ka pasur vështirësi të mëdha për të lëvizur. Drejtuesit mediatikë e konsideruan dhënien si praktikë të ndjekur, dhënien e sinjalit nga një regji. Për sa u përket delegatëve ju e patë që secili ishte me barkod. Secili nga ju mund të shkojë ta marrë atë dokument dixhital.  Asnjë bërë transparente dhe do të bëhen çdo qindare shpenzimet e Kuvendit. Ju garantoj se janë minimumi 50 herë më të ulëta sesa shpenzimet që paraqet Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha. Por çdo gjë do të bëhet transparente me fatura dhe gjithçka tjetër. Të gjitha kutitë e votimit cilido mund të shkojë ti numërojë. Në vlerëismin tim nuk ka pasur kurrë një kuvend kaq korrekt se ky”, tha Berisha.

14:17- Berisha në seli, përplasje në hollin e PD

Përfundon mbledhja e Sali Berishës dhe Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike në selinë blu.

“Nga të gjitha konferencat e shtypit ju garantoj se kjo konferencë është më e veçanta e të gjitha të tjerave. Kjo konferencë mbahet sot pas Kuvendit Kombëtar të rithemelimit të PD-së. Ngjarje kjo absolutisht unike, si monument lirie e grave vajzave e djemve e burrave të lirë, që në kundërshtim në përballje me narkoshtetin, apo të themi me peng kryetarin Lulzim Basha. Por edhe presione të tjera të pandershme ngrihen si vigan në një Kuvend të lirë dhe e bëjnë PD shpi të lirisë. Të rikthejnë pluralizmin politik, në Shqipëri. Ju garantoj se pas themelimit të PD-së, ky ishte Kuvend më perëndimor në vlerat që sanksionoi në kushtetutën e PD-së.” tha Berisha mes të tjerash.

“Dua t’ju informoj se personalitete më të shquara të krahut konservator kanë dërguar mesazhe përgëzimi të madh për demokratët”

Aktualisht në një zyrë paralele, kreu i PD Lulzim Basha është në selinë blu në mbledhje me grupin e punës për zgjedhjet në FRPD.

14:17- Berisha në seli, përplasje në hollin e PD

Zhvillime të papritura në selinë e Partisë Demokratike. Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë futur në seli, për të zhvilluar një mbledhje.

Në hollin e partisë ka një përplasje. “Unë nuk po bëj asnjë skandal, as po gjuaj as po shaj. Jam në punë time”, thotë një përfaqësuese e cila duket se mbështet Lulzim Bashën.

Ende nuk është e qartë se çfarë po ndodh, por mbështetësja e Bashës pretendon se është tërhequr zvarrë nga mbështetësit e Berishës.

13:57- Lulzim Basha ndodhet brenda, Berisha hyn me mbështetësit e tij në seli

Teksa Lulzim Basha ndodhet në një takim me mbështetësit e tij demokratë, në seli ka mbërritur ish lideri Sali Berisha. Ky i fundit ka qenë i shoqëruar më dhjetëra demokratë që i kanë dalë në krah.

Berisha i ka bërë thirrje Bashës që të reflektojë deri me datë 18 dhjetor, ndërsa ka deklaruar se nuk do shkojë në sallën ku ndodhet Basha edhe pse i ndan vetëm një mur.

13:54- Berisha në selinë blu, nuk gjejnë sallë për mbledhje: Pengu i ka marrë të gjitha karriget

Ish-kryeministri Sali Berisha është futur me anëtarët e Komisionit e Rithemelimit të PD në selinë blu. Berisha tha për mediat se do të zhvillojnë një mbledhje.

Ish-kryeministri hasi vështirësi për të gjetur një sallë për të zhvilluar mbledhjen, më pas u akomoduan në një prej sallave. “I ka marrë të gjithë karriget në zyrën e tij se nuk i mjafton karrigia e vet. Lulzim Basha është aq i çmendur pas karrigës së tij”, tha Berisha.

Sakaq, zëdhënësja e PD Ina Zhupa e cila ndodhet në studion e ABC me Juli Xhokaxhi, ndërsa zhvillohen këto të papritura në selinë blu, sqaroi se karriget janë spostuar në një sallë për mbledhje e Këshillit Kombëtar.

13:45-Berisha hyn në selinë e PD-së: Basha të reflektojë deri me datë 18

Mes mbështetësve të tij, Sali Berisha ka hyrë në Selinë e Partisë Demokratike.

“Për të sjellë vullnetin e shumicës shqiptare. Janë anëtarët të komisionit të përkohshëm të PD të zgjedhur në Kuvendin e fundit. Kanë ardhur të vendosen në selin e demokratëve. Dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme. “

“Deputeti Basha deri me datën 18 duhet të mendojë dhe të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtë zakonshëm të historisë së këtij kombi dhe të Europës. Ku vullneti triumfojë panë spektaklin e lirisë më të bukur në historitë”.

13:43- Berisha dhe mbështetësit e tij futen në selinë e PD-së, Basha ndodhet në mbledhje: Çfarë po ndodh në dy salla

“Sot futem si anëtar i këtij komisioni. Janë të gjithë të barabartë. Ato do jua komunikojmë pas mbledhjes.”

Ish-kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij janë duke u futur në selinë e Partisë Demokratike. Gjithçka ka ndodhur pas një mbledhjeje që ata shqyrtuan vendimet që morën.

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se do të bëjnë mbledhje. “Janë që të gjithë të barabartë mes të barabartëve”, tha Berisha.

Vendimet që do të merren Berisha tha se do të komunikohen pas mbledhjes që do të zhvillohen.

Pasi u futën në seli, Berisha tha se do të zhvillonin një mbledhje aty, por nuk ka gjetur asnjë karrige.

Përballë kësaj situate, Berisha tha: Lulzim Basha është aq i çmendur pas karrigës së tij, s aka mbledhur të gjitha karriget.

Në lidhje me këtë, deputetja e PD-së Ina Zhupa, e futuar në ABC Live tha se karriget janë përdorur për mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Ndërkohë që Berisha u fut në seli, aty ndodhej edhe Lulzim Basha duke zhvilluar një mbledhje me Këshillin Kombëtar. Mbështetësit e Berishës dhe të Bashës ndodhen vetëm pak metra larg njëri-tjetrit.

Për momentin nuk ka përplasje fizike mes tyre, ndërsa jashtë janë dhjetëra mbështetës të Berishës. /abcnews.al/