LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Beogradi e ka shtrirë sot influencën më shumë se kurrë në Shqipëri

Berisha: Beogradi e ka shtrirë sot influencën më shumë se kurrë në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se Beogradi ka influencën më të fortë se kurrë më parë të shtrirë në Shqipëri.

Gjatë inaugurimit të një teqeje në Bulqizë, Berisha shtoi qyteza veriore është një vend me pasuri të mëdha natyrore, por për shkak të politikave të ndjekura, ato janë kthyer në mallkim për qytetarët.

“Pas largimit të armiqve shekullorë që mbajtën të pushtuar Shqipërinë, një armik tjetër shekullor u shfaq, me të cilin u përballën shqiptarët. Për fat të keq ky armik tjetër, që është Beogradi, e ka shtrirë sot influencën më shumë së kurrë në Shqipëri. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ta dashur më shumë këtë vend, duhet të bëjmë gjithçka që këta fëmijë, këta të rinj, ta ndërtojnë këtu jetën e tyre sepse pasuritë që ka Bulqiza dhe që ka Peshkopia, mjaftojnë për shumë herë më tepër banorë se sot kanë këto treva”, ka thënë Berisha.


“Mundësitë e këtyre zonave janë shumë herë më të mëdha, kanë gjithçka, kanë malet, kanë tokën, kanë ujërat, kanë minierat. Është pra një trevë shumë e pasur, por si e gjithë Shqipëria edhe kjo braktiset, braktiset, braktiset. Sepse një politikë e caktuar ka bërë që këto pasuri të mos jenë bekim për shqiptarët, por në një farë mënyre dhe mallkim. Ndaj dhe le të na frymëzojë ne sot ky akt, sa hyjnor aq edhe atdhetar për ta dashur më shumë Homeshin, Bulqizën, Dibrën dhe Shqipërinë”, shtoi Berisha. /A2 CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori