E iniciuar që në vitin 2011, ndërsa e planifikuar të hapej në janar të këtij viti, vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiç nuk i duket fundi. Përveç asfaltimit të rrugës me dy korsi, nga fshati Sllupçan deri në fshatin Stançiç të Kosovës, objekti ku duhet të vendoset pika kufitare akoma nuk ka përfunduar, edhe pse në qershor të vitit të kaluar, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ai i Maqedonisë, Bujar Osmani dhe ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, vunë gurthemelin e objektit kufitar, ndërsa siguruan se në janar 2019, pika kufitare do të jetë e hapur.
Punët në terren herë ngecin e herë zhvillohen me tempo të ngadalësuar, ndërsa në afërsi të pikës kufitare, janë katër gurë betoni që kanë bllokuar hyrje-daljet Maqedoni-Kosovë. “Kantier ndërtimi” dhe “Kujdes! Zonë punimesh” janë shënimet e vetme që shoqërojnë murin prej telash në mes të rrugës, ndërsa kati i dytë i objektit kufitar ka mbetur në gjysmë. Projekti ndërkufitar Maqedoni-Kosovë realizohet me financimin e Bashkimit Evropian, ndërsa është pjesë e projekteve për bashkëpunim ndërkufitar. Veç kësaj, edhe rruga që çon drejt vendkalimit kufitar, nga fshati Sllupçan deri në Bellanoc, tashmë është në gjendje të mjerueshme. Gurë dhe dheu anash tashmë janë shembur në rrugë, ndërsa duket se asnjë institucion, qoftë lokal apo qendror, nuk kujdeset për pastrim. Tanimë rruga me dy korsi ka mbetur e hapur vetëm në mes, pasi anash nuk qarkullohet dot. Në Komunën e Likovës thonë se përgjegjësia për kujdesin e rrugës nuk bie mbi ta, pasi është rrugë regjionale dhe jo lokale. “Kujdesi për këtë rrugë nuk bie mbi ne, por mbi ndërmarrjen ‘Rrugët Shtetërore’, pasi është rrugë regjionale”, thonë në Komunën e Likovës.
Analizat gjeologjike, shtojnë në Komunën e Likovës, kanë treguar se problem paraqet përbërja e tokës e cila nuk është e nivelit me të cilën është bërë projekti fillestar. Dhe me këtë, rrezik për rrëshqitjen e dheut dhe gurëve vazhdon edhe më tej, ndërsa nuk ka asnjë shpresë se deri në fund të vitit, do të mund të përfundojnë punimet. Në Qeveri konfirmojnë se nga ana kosovare po bëhen analiza rreth gjeologjisë së tokës, pikërisht në pjesën ku ndërtohet objekti kufitar, pasi ky vend i takon Kosovës.
“Megjithëse punimet janë nga fundi, shpresojmë se deri edhe pak muaj, pika kufitare të hapet. Është obligim i palës kosovare që të përfundojë me ndërtimin e objektit kufitare dhe rrugës në atë pjesë. Ndërsa ne, me hapjen e pikës kufitare, do të pastrojmë edhe shembjen e dheut në pjesën mbi fshatrat e Likovës e deri në kufi”, thonë në Qeveri. Ankohen edhe banorët e fshatrave të Likovës. “Kemi shpresuar që kjo rrugë, ashtu siç ishte thënë, të përfundojë me kohë dhe të ishte hapur tani këtë vit. Por, duket se nuk do të hapet edhe gjatë kohë. Kjo është tallje me komunën tonë, sepse për të udhëtuar në Kosovë, na duhet të shkojmë që në Bllacë, dhe pastaj të lidhemi me Gjilanin dhe qytetet tjera të Kosovës. Të bëjmë edhe rreth 150 kilometra më shumë vajtje-ardhje deri në Gjilan, ndërsa këndej nga Bellanoca kursejmë deri në dy orë”, tha, Sead Zimberi nga fshatrat malor të Likovës./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës