Për herë të parë një gjyqtar shqiptar nga Kosova ka ndarë drejtësinë në një ndeshje të superligës zvicerane. Fjala është për Bekim Zogajn, i cili është deleguar si asistent refer në ndeshjen derbi të së dielës ndërmjet Arau dhe Grasshoppers Zürich.
Zogaj ka folur për albinfo.ch për paraqitjen e tij të parë në superligën zvicerane, përkatësisht në ndeshjen ku iu ka referuar dy shqiptarëve, Amir Abrashit e Shkëlzen Gashit.
Zogajt iu deshën 16 vjet për të realizuar këtë ëndërr. Referi nga Kosova për 16 vjet kishte referuar në ligat më të ulëta zvicerane si asistent dhe refer kryesor.
"Ndjenjë e veçantë, sepse kam pritur 16 vjet për këtë "ëndërr". Kisha fatin të filloj me debutimin në një lojë derbi, siç është ndeshja Aarau – Grasshoppers Zürich“, tha pas ndeshjes Bekim Zogaj.
Zogaj thotë se nuk e di nëse ka ndonjë shqiptar tjetër nga Kosova që ka debutuar në ligat elite ndërkombëtare.
Zogaj sivjet do të debutojë edhe në një ndeshje në Challenge League, më 30.11.2013.
"Ia arrita qëllimit me një punë shumë të madhe. Motivim të madh, plus interesim për arbitrimin. Po ashtu kam pasur përkrahje të madhe nga familja që është shumë e rëndësishme për mua", thekson Zogaj.
Zogaj kishte ndarë arbitrimin me gjyqtarët Nikolaj Hänni (refer në Fifa) dhe Johannes Vogel (Asistent në Fifa). Ndeshja Aarau – Grasshoppers Zürich kishte përfunduar me rezultat 2:4. Dy gola i kishte shënuar Shkëlzen Gashi, ndërsa Abrashi ishte jashtë lojës për shkak të një lëndimi.
Ndryshe Zogaj ka qenë për dy vjet asistent në ligën e dytë zvicerane, derisa është gjyqtari i vetëm që ka licencë ndërkombëtare në futsall që nga 2010.
Sikur edhe gjyqtarët e tjerë të futbollit, edhe Bekim Zogaj rrugën për profesionin e tij të sotëm e ka nisur nga pasioni për lojën e futbollit. Që nga viti 1991 deri në vitin 1999 ka luajtur për FC Wiesendangen të Winterthurit.
Në vitin 1997 ka mbaruar kursin për gjyqtar futbolli. Për dy vjet ka qenë në "Grupin e talenteve të Cyrihut", grup të cilin tash, pas sa vjetësh, e udhëheq si shef i tyre.
Bekim Zogaj ka lindur para 34 vjetëve në Prejlep të Deçanit. Në Zvicër, ku ka ardhur si dhjetëvjeçar, ka kryer shkollën për komercialist.
Në mars 2012 fillon Shkollën e lartë për ekonominë e ndërmarrjeve. Bekimi është kënaqur edhe me punën që bën në Komunën e Winterthurit si kontabilist, me trajtimin që i bëhet dhe mirëkuptimin që ka punëdhënësi për angazhimet e tij si gjyqtar futbolli. /Albinfo/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike
Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi