LAJMI I FUNDIT:

Bekim Isufi jep dorëheqje nga Hajvalia

Bekim Isufi jep dorëheqje nga Hajvalia

Ka ardhur edhe largimi i katërt i trajnerëve në futbollin kosovar. “Viktima” e radhës është Bekim Isufi, i cili ka dhënë dorëheqje nga bankina e Hajvalisë, pas rezultateve të dobëta që pati me këtë skuadër këtë edicion.

Hajvalia u mposht të mërkurën nga Hysi në shtëpi të saj me rezultat të thellë 3:0, dhe me këtë rast Isufi nuk ka mundur më të përballojë krizën e rezultateve që e ka kapluar skuadrën. Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Hajvalisë, Burim Vrajolli.

“Po është e vërtetë. Bekim Isufi ka dhënë dorëheqje për shkak të rezultateve të dobëta që ka pasur këtë edicion”, ka thënë Vrajolli. “Tani do të shohim se kush do të marrë udhëheqjen e skuadrës pasi që aktualisht nuk ka asnjë vendim”, ka shtuar ai.

Hajvalia pas 6 ndeshjet gjendet në pozitën e 10-të me vetëm 5 pikë të tubuara. Isufi është trajneri i katërt që e ka mbetur pa punë në shtatë javët e para të elitës së futbollit kosovar. Fillimisht i papunë kishte mbetur Rafet Prekazi që ishte larguar nga bankina e Trepçës, e më pas edhe Gani Sejdiu nga ajo e Trepçës’89 dhe Fadil Rama nga e Drenicës. /Zëri/Telegrafi/