Bëje Zot hajr
Pushtetarët shqiptarë në Maqedoni presin që lumi të thahet që më pas duke aktruar heroizëm, ta kapërcejnë atë. Ky është kapaciteti dhe dëshira e partisë shqiptare në pushtet BDI, që t’ju përgjigjet mijëra kritikave të votuesit shqiptar për të zgjedhur problemet jetike të tij, para se të zgjedhë Maqedonia problemin me emrin me Greqinë. Këtë zë të votuesit shqiptarë e shprehë edhe Brukseli zyrtar dhe Amerika me kritikat ndaj pushtetit në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit me theks të veçantë implementim i saj praktik në sferën e përfaqësimit të drejt dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet e shtetit.
Me fushatë para zgjedhore nuk udhëhiqet shteti. Ashtu si bënë BDI bën edhe partneri i tij i koalicionit VMRO- DPMNE. Një popull mund të qeveriset me parti të tilla vetëm nëse atë e dënon Zoti. Athua ne jemi të tillë? Me sa duket po. Me që lejojmë që ne të na drejtojnë njerëz që kanë zgjedhur rrugën e sundimit mbi baza krimit, pasigurisë, varfërisë, mjerimit dhe ndarjeve etike e fetare. Këtu nuk ka shumë filozofi për tu përcaktuar rruga të cilën e ndjek Maqedoni, apo siç shprehet Ali Ahmeti “Makedonija e i moja batakovina”. Për ta ndjerë me të vërtet këtë shtet si të tillë, ashtu siç pretendojnë liderët tanë mijëra e mijëra të rinj shqiptarë nuk do të nëpërkëmbeshin nga politika antishqiptare e Nikolla Gruevskit. Ata pranojnë rrogën e administratorit duke ndejë në shtëpi, edhe pse kanë vendime pune për të punuar nëpër institucionet e këtij vendi. Madje lirshëm mund të thuhet se këto administrator Gruevski i konsideron si marrës të ndihmave sociale.
Në qoftë se qeveria zotëron patriotizëm, dy muaj para raportit të Komisionit Evropian në Bruksel, në emër të patriotizmit, do të duhej të angazhohej për të kompletuar detyrat e politikës së jashtme, reformave thelbësore, të institucioneve të paanshme, mbi të gjitha, e jo për të hyrë në ujërat e turbullta të rrezikshme dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit. Për fat të keq për ne, dhe rekomandimet e Këshillit për Stabilizim-Asocimit, secili mundohet ti keqpërdor duke ja hedhur topin njëri tjetrit për qëllime politike, dhe për të bërë vetë mulli me ujë. Kështu çdo kush në njëfarë mënyre i ikë përgjegjësisë. "Qeveria është ajo që mban përgjegjësi shumë më tepër, sepse ajo ka një përgjegjësi objektive për situatën", kanë vlerësuar ekspertët. Paramendoni Evropa e Uashingtoni nuk janë të qetësuar për problemet tona dhe kanë frikë që synimet tona euroatlantike mos shpërbëhen si piramidë. Politikanët tonë i ka zënë gjumi i verës, ndërsa problemet me të cilat ballafaqohen i kanë hedhur nën qilimat e kuq të ministrive dhe kabineteve të tyre. Bëje Zot hajr.
(Autori është botues dhe kryeredaktor i Alibi News)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKrisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti