Bëhuni pjesë e së tashmes, kthejuni realitetit
Pa dashur të mohoj të drejtën e secilit lider apo partie për t’u marr me vetën e saj, sepse kjo është dhe duhet të jetë ndër angazhimet kryesore të secilës parti politike, (më herët kisha shkruar se kjo parti si ka punët bash mirë dhe i duhet urgjentisht që t’i kthehet vetvetes), megjithatë më benë përshtypje tri gjëra në fushatën më të re të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK): “Bëhu pjesë e së ardhmes. Bashkohu me PDK”. E para, deklarimi se kemi hapur më mijëra vend të punës gjatë kohës së qeverisjes nga PDK-ja. E dyta, se fushata më e re e PDK-së është si rezultat i interesimin të të rinjve të Kosovë për t’iu bashkuar PDK-së. E treta, emetimi i spotit dhe angazhimi i strukturave më të larta të kësaj partie për ta promovuar këtë fushatë.
Është e qartë se e gjitha kjo që u tha nga zyrtarët e kësaj partie është pjesë e fushatës dhe propagandës, por të paqarta mbesin tri çështjet e lartshënuara. Unë do të isha shumë i lumtur nëse gjendja do të ishte siç thonë zyrtarët e qeverisë së Kosovës, dhe pse jo edhe ata të PDK-së, por kam shumë arsye për të mos besuar se është ashtu siç thonë ata.
E para, zëdhënësi i PDK-së deklarojë se qeverisja e tanishme ka hapur më mijëra vende të punës, e cila gjë befasoj edhe gazetarët dhe i nxiti ata që t’i shtrojnë pyetjen, se ku janë ato vend të punës? Përgjigja e tij ndaj gazetarëve ishte, pa përgjigje! E vërteta është se qeverisja e koalicionit PDK-LDK ka hapur vende të punës, veçanërisht në dy sektor dhe për një kategori të njerëzve. Këta dy sektor janë administrata publike dhe ndërmarrjet publike të Kosovës, brenda të cilave ose janë dyfishuar vende e punës ose janë larguar ata që kanë qenë për t’u zëvendësuar nga njerëzit e këtyre dy partive politike. Presioni i argatëve të këtyre dy partive për t’u sistemuar, të cilët kanë ndihmuar gjatë fushatës zgjedhore, ka bërë që ata të punësohen brenda këtyre dy sektorëve.
Logjika e punësimit të militantëve partiakë në këtë mënyrë dhe brenda këtyre dy sektorëve, ka paralizuar thuajse tërësisht funksionimin e tyre. E para, punësimi pa kriter dhe cilësi, por për të neutralizuar presionet e argatëve partiak, ka dëmtuar efektivitetin dhe i ka shndërruar në adresa të padëshiruara për qytetarët e Kosovës, si administratën publike, ashtu edhe ndërmarrjet publike. E dyta, ky lloj punësimi, përjashtimisht në “xhunglën ballkanike”, nuk ndodh askund në shtetet demokratike dhe as konsiderohet si adresë për krijimin e vendeve të reja të punës. Një derë për të dalë nga kjo paralizë, shoh presionin dhe kriteret e Bashkimit Europian për ta reformuar administratën publike dhe privatizuar ndërmarrjet, (por jo sipas logjikës që po imponon qeveria). Por, kjo gjë do thotë mbyllje dhe jo hapje të vendeve të punës të reja, që është problem i madh.
E vërteta tjetër është se kjo qeveri, jo që nuk ka hapur vende të punës, por praktikisht ka paralizuar tërësisht zhvillimit ekonomik të Kosovës brenda demagogjisë së fjalëve. Kësaj paralize ekonomike i është shtuar edhe Kriza Ekonomike, e cila ka stopuar investitorët potencialë në Kosovë. Tani, çfarë ka bërë ose benë qeveria për ta tejkaluar këtë gjendje? Asgjë më shumë sesa fjalëve, konferencave për media dhe tryezave debatuese, të cilat nuk kanë prodhuar qoftë edhe një strategji.
Nëse qeveria ka menduar ose mendon se Krizë Ekonomike do të thotë nëse ajo “nxjerr brirët”, atëherë do të thotë se ajo nuk do ta kuptoj kurrë gjendjen e rend ekonomike që po përjetojmë si vend. Unë, do të jap dy shembuj të thjeshtë dhe konkret për ta ilustruar Krizën Ekonomike në Kosovë, përmes të cilëve mund të themi, se jo që nuk ka hapje të vendeve të punës, por ka mbyllje. Vetëm gjatë këtij viti, dy media ku punoja thuajse janë mbyllur në mungesë të parave, dhe të cilat mbyllje kanë lenë të paktën 10 veta papunë. Kjo mbyllje sigurisht se shkakton krizë, e cila është zingjirore, sepse ata 10 veta kanë familje, e që i bie se edhe disa dhjetëra të tjera janë varfëruar për disa qindra euro, që këta i kanë marr nga ajo punë gjatë këtyre katër muajve të fundit.
E dyta, zëdhënësi i PDK-së deklarojë se ka një interesim të madh tek të rinjtë e Kosovës që t’i bashkohen kësaj partie, që do të ishte krejt normale. Megjithatë, unë do t’i shtroja katër pyetje kësaj partie, për të cilat vështirë se do të mund të mund të marrim përgjigje. Më jepni tri arsye, pse një i ri do të duhej t’i bashkohet kësaj partie? Çfarë është shpërblimi që këta të rinj marrin, nëse do t’i bashkohen PDK-së?, përveç sponsorizimit të ndonjë spoti muzikor të ndonjë rep-këngëtari, siç e dha arsyen e anëtarësimit në PDK i pari i kësaj fushate, Genc Prelvukaj, por çfarë do të fitojnë ata të tjerët që nuk janë këngëtar? Çfarë synon, si dhe ku ka menduar PDK-ja që të sistemoj atë pjesë të rinisë që eventualisht duan t’i bashkohen asaj dhe që kanë fakultete të kryera? E katra, nëse vërtetë PDK-ja ka vende të lira pune për këtë kategori njerëzish, atëherë a do të thotë se vërtetohen pohimet se, për t’u punësuar në Kosovë, duhet patjetër të kesh librezë partie?
Kësaj fushate shumë lehtë do t’i ishte besuar, sikur të ndodhte para dy viteve. Por, reagimet dhe komentet e para kanë dhenë përgjigje krejtësisht tjetër. Mbi 90 % të komenteve kanë qenë negative dhe refuzuese ndaj kësaj fushate, e cila gjë venë në dyshim deklarimin e zyrtarëve të PDK-së, se të rinj po presin tek dera e PDK-së me padurim për t’u anëtarësuar në këtë parti. Pranoj se kam qenë në mesin e atyre të rinjve, që ka ëndërruar të sheh një qeverisje ndryshe në Kosovë, por realiteti ka treguar se propaganda për këtë ndryshim ka mbetur në arkivat e fushatës së kaluar elektorale. Deri tani koalicioni qeverisë PDK-LDK ka qenë tepër zhgënjyes dhe joefikas.
Për ta ilustruar zhgënjimin dhe mosefikasitetin e këtij koalicioni, unë kam një sugjerim për ata që qeverisin sot: ju lutem mos hezitoni për ta lenë një kafe pa pirë në një nga ditët e (mos)punës tuaj dhe të shkoni deri tek ambasadat e shteteve të perëndimit në Kosovë që ta shihni këtë zhgënjim. Nuk besoj se ata të rinj, që PDK thotë se po presin me padurim në rend për t’u anëtarësuar, janë duke shkuar nga Kosova si turistë! Nuk besoj se ikja e kësaj rinie të shkolluar, që të kujton vitet e ’90-ta, janë duke ikur nga vendi i tyre, pse perëndimi i “premtuar” u garanton parajsën. Ata të rinj janë duke ikur në kërkim të një pune dhe të një jete më të mirë, të cilën edhe 10 vite pas luftës qeveria e vendit të tyre nuk është në gjendje t’ua garantoj dhe ofrojë! Është rend të thuhet, por nga ajo që shohë dhe dëgjoj çdo ditë, mendoj se merita e vetme e punës së kësaj qeverie është zbrazja e Kosovës nga rinia e sajë, e cila gjë do t’i sjell shumë dëme vetë zhvillimit të Kosovës në të ardhmen!
E treta, emetimi i spotit dhe reklamave nëpër qytetet e Kosovës në njërën anë, dhe deklarimi për angazhim në këtë fushatë i zyrtarëve të lartë të kësaj partie, (lexo kryeministri, zv/kryeministri, ministrat, zv/ministrat, deputetët, drejtorët, etj), ka anët negative për shoqërinë dhe proceset në Kosovë. As sot e kësaj dite PDK-ja nuk ka treguar dhe nuk tregon, (shpesh dënohet për mosdeklarim të fondeve të fushatës së vitit 2007), se ku i ka marr ato para? Derisa PDK-ja nuk tregon se ku i ka marrë parat për fushatën zgjedhore të vitit 2007, pse nuk duhet të besojmë ne se paratë për spotin dhe reklamat me të reja nuk janë taksat tona? Pra, kjo tingëllon se PDK-ja po benë spote dhe reklama me taksat tona, që është e kundërligjshme dhe e dënueshme. Derisa kjo parti i jep hapësirë opozitës që ta akuzojë dhe të deklarojë se fushata e kësaj partie gjatë vitit 2007 është financuar nga kompani të “dyshimta” dhe të cilat tani shpërblehen me tenderë, pse do të duhej të mos e pranonim edhe ne tezën se partitë në qeverisje po na shfrytëzojnë për interesa të tyre të ngushta dhe janë duke i keqpërdorur dhe keqmenaxhuar taksat tona!
Se partitë në qeveri janë duke i “shkërryer” taksat tona, dëshmon edhe paralajmërimi i angazhimit të strukturave të larta të PDK-së në këtë fushatë, e cila strukturë është e pozicionuar nga zyrtari i lartë i një zyre, deri tek kryeministri i Kosovës. Për këtë nuk kemi pse të dyshojmë, sepse kjo gjë ka ndodhur edhe në të kaluarën, kur tërësisht pasuria publike është përdorur për interesa personale dhe partiake, duke u venë në dispozicion të një pjesë të caktuar. Kjo logjikë përveç që nuk do të ndihmojë zhvillimin e Kosovës, vetëm sa do ta rendojë gjendjen socio-ekonomike, ngase nuk do të ketë investime dhe projekte për zhvillim, po ashtu do të dëmtojë edhe procesin e shtet-ndërtimit, edhe do të paralizojë qeverisjen në vend. Një angazhim i tillë në një fushatë partiake e zyrtarëve të lartë të Kosovës, po ashtu do të dërgoj mesazhe të këqija tek qytetarët, sepse me këto veprime u thuhet se Hashim Thaçi është kryeministër vetëm i anëtarëve të PDK-së dhe se ju të tjerët që nuk jeni apo nuk i bashkoheni PDK-së, vafshi në djall.
Prandaj, kjo që po ngjet kohëve të fundit në “Kosovën e pavarur, demokratike dhe sovrane” i ngjanë më shumë një tendencë për t’ia humbur fijen edhe më shumë lëmshit kaotik të përjetuar tani e dhjetë vite dhe për ta zhvendos vëmendjen nga problemet reale. Sigurisht se përfitues në këtë kaos socio-politikë, si gjithnjë, janë “matrapazët” e të gjitha fushave që të sulmojnë natën e të vajtojnë ditën. Ky lloj i politikanëve dhe politikës do të jetë e ardhmja jonë shkatërruese dhe e dështuar, nëse nuk u ndërpritet rrjedha negative. Dhe një ndërprerje e këtyre trendëve sigurisht se do të ishte, nëse motot e fushatave të ardhshme të partive në pushtet do të ndryshonin. Unë kam një propozim për partitë politike, sidomos ato në pushtet: bëhuni pjesë e së tashmes, kthejuni realitetit.
Përkthyer në një gjuhë me të pranueshme dhe të kuptueshme për ta i bie: leni fjalët e kthejuni të tashmes dhe punoni për ta ndryshuar gjendjen apo realitetin e vështirë që e keni krijuar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476797986_1050156560474552_4662049596669104833_n-2-780x439.jpg)
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
![Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-5-780x439.png)
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-8-780x439.jpg)
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna
![Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti