LAJMI I FUNDIT:

Behrami nuk është në shitje!

Behrami nuk është në shitje!

Presidenti i Fiorentinas, Mario Cognigni, e ka bërë të qartë se Valon Behrami nuk do të shitet për kurrfarë çmimi në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane është lidhur me një kalim te Juventusi, mirëpo klubi i tij aktual nuk planifikon ta lëshojë atë në një të ardhme të afërt.

“Behrami zyrtarisht nuk është në shitje, për çfarëdo çmimi. Jemi krenarë që lojtarët tanë kryesorë joshin interesimin e klubeve të mëdha. Megjithatë, po i mbajmë ata në klub dhe nuk duam t’i shesim”, ka deklaruar Cognigni për Sky Sport 24.

26-vjeçari iu bashkua Violas një vit më parë (janar 2011) nga West Hami dhe është bërë lojtarë kyç te ekipi nga Firence. Kontrata e tij është valide deri në verën e vitit 2014. /Telegrafi/