Me rastin e hyrjes në fuqi të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, zyra e Save the Children në Kosovë dhe OJQ “Syri i Vizionit” bëjnë thirrje për një harmonizim dhe bashkëpunim ndër-sektorial në mes të gjithë akterëve relevant me qëllim të zbatimit në tërësi të obligimeve që rrjedhin nga ky Ligj. Është koha e duhur që Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës të shfrytëzohet si mjet i cili ndihmon të gjithë djemtë dhe vajzat në Kosovë të gëzojnë të drejtën e tyre për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe pa dhunë.
Save the Children në Kosovë në bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë, OJQ ‘Syri i Vizionit’, ka avokuar përmes fushatës #RriteMeDashni’ që Kosova ta ketë një ligj për mbrojtjen e fëmijës të tillë qysh prej 2013 e deri në kalimin e Ligjit më 21 qershor 2019 (kur u kalua në Kuvendin e Republikës së Kosovës). Gjatë këtij rrugëtimi, ne kemi punuar ngushtë me institucionet relevante duke i mbështetur dhe ofruar sugjerimet tona në grupet punuese të Zyrës Ligjore të Kryeministrit dhe Zyrës për Qeverisje të Mirë dhe Komisionit Parlamentar për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, dhe Peticione, sidomos në përfshirjen e neneve ligjore për ndalimin e dhunës ndaj fëmijës në çdo mjedis. Përveç kësaj, qysh nga viti 2017, ne kemi mbështetur në vazhdimësi prindërit ose kujdestarët, mësimdhënësit dhe zyrtarët institucional përmes programit të Disiplinës Pozitive. Ky program trajnues ofron forma alternative të disiplinimit të fëmijës pa dhunë dhe fokusohet në bashkëpunim për zgjidhje të problemeve në mënyrë të shëndetshme.
Save the Children dhe “Syri i Vizionit” vlerësojnë se zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës është tejet i rëndësishëm për të ardhmen e vendit, prandaj, bëjnë thirrje që institucionet përgjegjëse që të bëjnë më të mirën që ky ligj të gjejë zbatim, fëmijëve t’u krijohet mundësia që të rriten të shëndetshëm e pa dhunë në mënyrë që të mund ta arrijnë potencialin e tyre në Kosovë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës