LAJMI I FUNDIT:

Bëhen 21 vjet nga masakra në Stagovë të Kaçanikut

Bëhen 21 vjet nga masakra në Stagovë të Kaçanikut

Sot bëhen 21 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut. Më 21 Maj 1999 ranë dëshmorë Ekrem Gudaqi e Kemal Thaqi dhe martirët Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi.

21 maji 1999 përpos që solli dhimbje të pashërueshme për banorët e këtushëm, kjo datë do të mbahet në mend edhe për shkatërrimet, djegiet dhe vrasjen e bagëtive.

Nga 180 shtëpi sa kishte ky fshat më 20 maj, të nesërmen paramilitarët serbë dogjën dhe shkatërruan mbi 50 për qind të tyre, apo përkthyer në numra mbi 90 shtëpi.


Pra këto fakte flasin qartësisht për qëllimet e regjimit serbë të Millosheviçit, që ishte jo vetëm zhdukja fizike, por edhe ajo materiale e qenies shqiptare, që përkufizohet si qëllim gjenocidal ndaj një kombi në këtë rast shqiptarëve të Kosovës.

Për shkak të pandemisë COVID-19 nuk do të ketë ndonjë organizim të veçantë për shënimin e kësaj dite. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori