LAJMI I FUNDIT:

BE në krizë buxhetesh

BE në krizë buxhetesh

Rregullat buxhetore të Bashkimit Europian përballen me testin më të vështirë në më tepër se një dekadë.

të merkurën, Franca prezantoi “draft-buxhetin 2015”, ku nuk respekton angazhimet për të ulur deficitin brenda limiteve të Bashkimit Europian. Zyrtarët shprehen se edhe Italia do të jetë shumë larg rregullave të bllokut. Për herë të dytë gjatë këtij viti, Komisioni Europian do të kontrollojë draft-buxhetet e Eurozonës për tu siguruar se janë në linjë me rregullat e unionit, pasi vetë qeveritë ja kanë dhënë komisionit një pushtet të tillë në vitin 2013.

Nëse parametrat e projekt-buxheteve janë larg premtimeve të mëparshme të vendeve, Komisioni mund ta rikthejë atë për ndryshime të tjera. Franca mund të bëhet vendi i parë në Europë, që projekt-buxheti i saj hidhet poshtë nga Komisioni. Gjithashtu edhe Italia është në rrezik, ndërsa Austria mund të gjendet nën presion për të ofruar disa shkurtime të shpenzimeve në deficitin strukturor, raporton Scan-Tv.


Për herë të dytë në 2 vitet e fundit, qeveria e Presidentit Francois Hollande ka dështuar të mbajë premtimet buxhetore dhe kujton vitin 2003, kur Franca me Gjermaninë shkelën rregullat buxhetore të BE, një ngjarje që disa analistë e konsiderojnë si bazën e krizës së borxheve në Eurozonë rreth 5 vite më vonë. /Telegrafi/