LAJMI I FUNDIT:

BE kyçet në zgjidhjen e kontestit të emrit

BE kyçet në zgjidhjen e kontestit të emrit

Evrokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle ka nisur në përpjekje të re për të zgjidhur kontestin e emrit midis Athinës dhe Shkupit.

Sipas radios Dw, Fyle ka propozuar një kornizë të re, me të cilën Komisioni Evropian do të kishte një qasje direkte në procesin e bisedimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Evrokomisioneri për zgjerim i ka dërguar një letër shefit të diplomacisë greke për tu takuar me qëllim të shpalosjes së kësaj kornize, ndërsa në këtë takim është paralajmëruar edhe mundësia e pjesëmarrjes së ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Popovski, kanë bërë të ditur burime diplomatike për median gjermane.

Evrokomisioneri Fyle ka kërkuar nga ministri jashtëm grek Avramopulos që të caktojë një emisar personal, i cili do të mbajë komunikimin në raportet me Brukselin, ndërsa në këtë drejtim Stefano Sanino, drejtori i Drejtorisë për Zgjerim është emëruar në cilësinë e një emisari për këtë çështje.


Në letrën e Fyles theksohet se qëllimi i kësaj nisme është që të realizohen konkluzionet për Maqedoninë të miratuara në Këshillin e dhjetorit të Këshillit të BE-së. /Telegrafi/