Studimet në kafshë të realizuara në Universitetin e Kalifornisë në San Diego mund të hapin rrugën për qasje të reja në trajtimin e sëmundjes Alzheimer.
Humbja e kujtesës, dëmtimet kognitive, degjenerimi dhe vdekja e qelizave trunore janë parandaluar ose penguar në disa modele të kafshëve pas trajtimit me një proteine të quajtur faktori neurotrofik faktor me prejardhje trunore (BDNF). Studimi i Universitetit të Kalifornisë në San Diego, tregon se trajtimi me BDNF mund të ofrojë mbrojtje të fuqishme dhe të gjatë duke ngadalësuar, ose edhe ndaluar e progresin e sëmundjes Alzheimer te modelet e kafshëve.
"Efektet e BDNF ishin potente" tha Mark Tuszynski, MD, PhD, profesor i neurologjisë në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetin e Kalifornisë në San Diego. "Kur administruam BDNF në qarqet trunore të kujtesës, ne e stimuluam direkt aktivitetin e tyre dhe pengum vdekjen e qelizave që ndodh si pasojë e sëmundjes".
BDNF normalisht prodhohet gjatë gjithë jetës në korteksin entorhinal, një pjesë e trurit që mbështet kujtesën. Prodhimin i BDNF-së ulet në prani të sëmundjes Alzheimer. Për këto eksperimente, studiuesit injektuan gjenin-BDNF në një seri kulturash qelizore dhe në modelet e kafshëve, duke përfshirë modelet e minjve transgjenikë të sëmundjes Alzheimer; minj të moshuar; minj me korteks entorhinal të dëmtuar; majmunë resus të moshuar dhe majmunë korteks entorhinal të dëmtuar.
Në secilin rast, kur u krahasuan me grupet e kontrollit të cilat nuk ishin trajtuar me BDNF, kafshët e trajtuara treguan përmirësime të rëndësishme në testet e ndryshme të të mësuarit dhe kujtesës. Truri i kafshëve të trajtuara tregoi shprehje të gjeneve BDNF, rritje të madhësisë qelizore, përmirësim të sinjalizimit qelizor dhe aktivizim të funksionimit të neuroneve, të cilat në kushte tjera do të degjeneroheshin. Këto përfitime u zgjeruan edhe në hipokampusin degjenerativ ku procedohet memoria afat-shkurtër, njëri nga regjionet e para të trurit që pëson dëme të mëdha te sëmundja Alzheimer.
Demonstrimi i efektivitetit dhe të sigurisë në administrimin e BDNF-së te kafshët siguron "një shpjegim të arsyeshme për eksplorimin e përkthimit klinik” te njerëzit, përfundojnë studiuesit, duke sugjeruar se efektet mbrojtëse dhe restauruese të BDNF-së mbi neuronet e dëmtuara dhe sinjalizimin e tyre, mund të ofrojnë një qasje të re për trajtimin e sëmundjes Alzheimer. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti