LAJMI I FUNDIT:

BDI: Të unifikohet vota shqiptare

BDI: Të unifikohet vota shqiptare

Rinia e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Forumi i Gruas sot nga Çairi kërkuan që të mos përçahet vota shqiptare, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo parti, drejtuar Telegrafit në Maqedoni.

“Sot gjendemi në pragun e një nga zgjedhjet më të rëndësishme për Shqiptarët në Maqedoni. Vota shqiptare është nën rrezikun e shpërndarjes. Partitë e reja politike nuk kanë kapacitet të mbërrijnë vende deputetësh. Vota për to do të zvogëlojë numrin e përgjithshëm të deputetëve shqiptarë dhe do të rrisë numrin e atyre maqedonas. Kështu do të prishet proporcioni i  marrëdhënieve ndëretnike të cilat sigurojnë përparim për Shqiptarët”, tha Amella Cana, kryetarja e Forumit të Gruas, në Çair.

“Vota Shqiptare, sidomos vota e Shqiptarëve të rinj, në ditën e zgjedhjeve, nuk duhet të mbesë në shtëpi e nuk duhet te digjet në partitë e vogla. Çdo votë duhet të ketë vlerë shqiptare dhe të ketë mundësinë të shkojë drejt zgjedhjes së një deputeti. Çdo votë shqiptare duhet të sjellë ndikim të vërtetë për shqiptarët. Çdo votë shqiptare duhet të përkthehet në zë shqiptar në parlamentin e ardhshëm, dhe në mundësi më të madhe për realizimin e interesave shqiptare” u shpreh Kushtrim Alla.


Zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor, këtë të dielë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grabitet nën kërcënimin e armës një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Grabitet nën kërcënimin e armës një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Kronika e Zezë
Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit për grabitjen e sotme, dyshohen për të njëjtën vepër edhe më 17 janar

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit për grabitjen e sotme, dyshohen për të njëjtën vepër edhe më 17 janar

Kronika e Zezë
Sela: Albin Kurti po bën punën e

Sela: Albin Kurti po bën punën e "djallit", nuk është ai që e kam njohur

Politikë
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Kalo në kategori