LAJMI I FUNDIT:

BDI shpreh shqetësim për financimin e narrativave ruse në Ballkanin Perëndimor

BDI shpreh shqetësim për financimin e narrativave ruse në Ballkanin Perëndimor

BDI ka shprehur një shqetësim të thellë pas raportimeve të mediave lidhur me financimin e narrativave ruse nga organizata joqeveritare gjermane AJKF në Ballkanin Perëndimor. Sipas tyre, kjo organizatë ka dhënë grante për përhapjen e propagandës ruse në vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

“Në një listë të publikuar me mediat dhe gazetarët që bashkëpunojnë me këtë organizatë, emri i gazetarit Milenko Nedellkovski ka dalë në pah. Ai është akuzuar se ka qenë pjesë e agjendës propagandistike proruse të AJKF-së që nga viti 2015. Nedellkovski është raportuar të ketë marrë grante nga kjo organizatë dhe ka realizuar emisione në të cilat kanë marrë pjesë propagandues të njohur të Kremlinit si Leonid Savin dhe Aleksandar Dugin”, thonë nga BDI

BDI shpreh shqetësimin se ka shumë figura të tjera në hapësirat e tyre që mund të jenë të lidhura me këtë lloj propagande, dhe thonë se do të punojnë për t’i zbuluar ato. Ata po e ftuan komunitetin politik dhe shoqëror të vendit dhe të Ballkanit Perëndimor për të kushtuar më shumë vëmendje kësaj çështjeje dhe për të bashkëpunuar për të izoluar ndikimin ruse në rajon njëherë e për të gjithmonë.


Ky shqetësim nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim reflekton një zë të fuqishëm për të luftuar propagandën ruse në rajon dhe për të siguruar një medie dhe një ambient politik më të lirë dhe të pavarur nga ndikimi i huaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori