LAJMI I FUNDIT:

BDI me më së shumti donacione nga të gjitha partitë politike në Maqedoni

BDI me më së shumti donacione nga të gjitha partitë politike në Maqedoni

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është partia me më së shumti donacione gjatë vitit 2019.

Sipas raportit që BDI ka dorëzuar në Entin Shtetëror për Revizion dhe tek institucionet tjera kompetente, kjo parti vjet ka marrë 95 donacione që kap vlerën prej 10.7 milionë denarë, apo 174.500 euro, që është 3-4 herë më shumë në krahasim me LSDM-në dhe OBRM-PDUKM-në, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pjesa më e madhe e donatorëve në BDI janë funksionarë të emëruar ndërsa pjesa më e madhe e vlerës vinë nga kompani dhe biznesmenë.


Donacionin më të madh gjatë vitit 2019 e ka paguar biznesmeni Driton Shuki, i cili për një kohë të gjatë punon në Kosovë si pjesë e tobaco grupacionit ‘Gekos’. Donacioni i tij është 2 milionë denarë aq edhe sa është e lejuar sipas Ligjit për financimin e partive politike.

BDI me më së shumti donacione nga të gjitha partitë politike në Maqedoni

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është partia me më së shumti donacione gjatë vitit 2019.

Sipas raportit që BDI ka dorëzuar në Entin Shtetëror për Revizion dhe tek institucionet tjera kompente, kjo parti vjet ka marrë 95 donacione që kap vlerën prej 10.7 milionë denarë, apo 174.500 euro, që është 3-4 herë më shumë në krahasim me LSDM-në dhe OBRM-PDUKM-në, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pjesa më e madhe e donatorëve në BDI janë funksionarë të emëruar ndërsa pjesa më e madhe e vlerës vinë nga kompani dhe biznesmenë.

Donacionin më të madh gjatë vitit 2019 e ka paguar biznesmeni Driton Shuki, i cili për një kohë të gjatë punon në Kosovë si pjesë e tobaco grupacionit ‘Gekos’. Donacioni i tij është 2 milionë denarë aq edhe sa është e lejar sipas Ligjit për financimin e partive politike.

Donacioni i dytë prej një milion denarë vjen nga një person juridik ‘Adel holding’, që sipas Regjistrit Qendor, është i paraqitur si pronare disa firmave, e cila njëra prej tyre është ‘Eurovia’, që sipas të dhënave nga Byroja për Furnizime Publike, gjatë vitit të kaluar ka fituar disa tenderë, ndërsa sivjet ka arritur marrëveshje me Agjencinë për Rini dhe Sort për ndërtimin e pishinës në Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Kalo në kategori