LAJMI I FUNDIT:

BDI: Mbi 2 miliardë euro në projekte infrastrukturore

BDI: Mbi 2 miliardë euro në projekte infrastrukturore

Dita e djeshme shënon nismën e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë që do të kontribuojë në hapjen e vendeve të punës, zhvillimin e kompanive vendore, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, thuhet në kumtesën e sotme të BDI.

“Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se projektet si Korridori 8 dhe 10-D, autostrada Shkup – Bllacë, autostrada Kërçovë – Bukojçan dhe rruga nga Ura e Boshkut deri në fshatin Izvor, që në tërësi arrijnë vlerë të mbi 2 miliardë euro, paraqesin nxitësin mē të madh dhe më ambicioz në historinë e vendit tonë.

Pas realizimit dhe zbatimit të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, anëtarësimit në NATO, nisjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, BDI është e fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të vendit, bashkë edhe me vazhdimin e rrugëtimit tonë europian”, thuhet në njoftimin e BDI.


Këto projekte, shtojnë nga atje, do të mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës, angazhimin e të gjitha kompanive vendore dhe zhvillimin e tyre, si dhe do të kenë ndikime pozitive anësore në ekonominë e vendit me ç’rast cilësia e jetesës do të përafrohet me standardet europiane.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori