BDI sot ka akuzuar udhëheqësin aktuale të Spitalit Klinik në Tetovë se po manipulojnë me tenderët dhe humbjen e jetëve të fëmijëve për shkak të mungesës së barnave.
“Skandalet që kanë përfshirë Qendrën Klinike të Tetovës po shokojnë opinionin publik çdo ditë e më shumë. Lajmet e fundit, që zbulojnë se drejtori ka nënshkruar kontratë prej 300 mijë eurosh me babain e nuses së djalit të tij, është një dëshmi e qartë e një degradimi moral të paprecedent.
Si është e mundur që njerëz të tillë, me mendje kriminale dhe pa pikë mëshire, të pasurojnë familjet e tyre ndërkohë që pacientët dhe fëmijët humbin jetën për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së barnave dhe shërbimeve bazike?
A mund të imagjinojë dikush më shumë papërgjegjësi dhe më shumë moskokëçarje për jetën e njerëzve? A është ky standardi që ministri i biznesit në shëndetësi ka vendosur për shërbimin publik? Në vend që të sigurojnë barnat jetike dhe kushtet minimale për trajtim, këta individë kanë zgjedhur të shfrytëzojnë dhimbjen dhe vuajtjen e pacientëve për të mbushur xhepat e tyre dhe të familjarëve të tyre”, akuzojnë nga BDI.
Nga BDI thonë se shëndetësia është një sektor që duhet të shërbejë për të shpëtuar jetë, jo për të krijuar pasuri për klane familjare të lidhura me drejtues të paaftë dhe të korruptuar. Kjo situatë është pasojë e një qeverie të paaftë dhe e një drejtimi të degraduar që i vendos interesat personale mbi jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
“I bëjmë thirrje organeve të drejtësisë dhe të gjithë faktorëve relevantë që të ndërhyjnë menjëherë për të ndalur këtë katastrofë morale dhe institucionale. Përgjegjësit për këtë degradim duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale për dëmin e pallogaritshëm që po i shkaktojnë pacientëve dhe qytetarëve të këtij vendi”, thonë nga atje.
Qytetarët e Tetovës dhe i gjithë vendit, shtojnë nga atje, meritojnë një shëndetësi që i shërben atij me dinjitet dhe profesionalizëm, dhe jo një sistem të shndërruar në burim pasurimi për disa individë të papërgjegjshëm. BDI mbetet e angazhuar për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të siguruar një të ardhme ku shëndeti të mos jetë privilegj, por e drejtë e garantuar për të gjithë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë