E lindur në vendin e shkatërruar nga lufta, alpinistja Arineta Mula ka qenë duke thyer barriera përmes pushtimit të majave më të larta në botë.
“Një tokë e mbyllur, sovraniteti i së cilës njihet vetëm nga 116 prej 195 shteteve të botës, Kosova shpeshherë konsiderohet si shteti më i ri në Evropë. E ka shpallur pavarësinë nga Serbia me 17 shkurt të vitit 2008 pas dekadave me konflikte etnike në Ballkan, të cilat kishin rrjedhë pas shpërbërjes së BRSS-së në vitin 1991.
Arineta Mula, më e vogla në familjen e saj, ka lindur në vitin 1988, në një botë me turbulenca, ku shqiptarët e Kosovës dhe serbët shpeshherë ishin në konflikte vdekjeprurëse mes vete. Ajo është rritur në epokën e Luftërave të Jugosllavisë, të cilat shpeshherë konsiderohet si konfliktet më vdekjeprurëse në Evropë qysh prej Luftës së Dytë Botërore”, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht rrethanave jashtëzakonisht sfiduese, Mula është rritur për t’i pushtuar disa prej majave më të larta të botës, duke përfshirë edhe Everestin në vitin 2017.
Arineta Mula e kishte zbuluar hiking-un pasi kishte ardhur të jetonte nga Peja në Prishtinë për të studiuar shkenca politike.
“Asnjëherë nuk e kisha bërë më parë, por një shok kishte sugjeruar të shkonim për hiking, dhe isha pajtuar. Menjëherë më ka tërhequr. Prej asaj here, çdo vikend kam qenë diku në malet e Kosovës”, ka rrëfyer Mula.
Ngjitja në Everest
Kur Kosova kishte filluar ta zgjedhte ekipin e parë për të shkuar në Everest, Mula kishte lobuar për shansin që t’i bashkohej grupit të alpinistëve që përbëhej vetëm nga meshkujt. Pavarësisht paragjykimeve dhe rezistencës nga alpinistët, ajo kishte insistuar se e meriton një vend në atë ekip.
“Në Everest, femrat trajtohen ndryshe. Atje vendasit (sherpët) më injoronin mua, por i dëgjonin meshkujt që më shoqëronin. Nuk mendoj se këtë e bënin qëllimshëm, por ka shumë më pak femra që bëjnë alpinizëm sesa meshkuj”, ka treguar Mula.
Por, Mula e kishte parë se paragjykimet kishin vazhduar edhe pasi ishte rikthyer në Kosovë.
“Njerëzit bënin komente si ‘Epo bravo, por ke pasur fat që të ka ndihmuar një mashkull’. Kam pasur vështirësi. Çdo njeri ka. Por kur e kam arritur majën me 22 maj të vitit 2017, si pjesë e ekipit të parë nga Kosova që e kanë bërë këtë, e kam bërë me përpjekjet e mia”.
Pas Everestit, Mula kishte qenë edhe më e vendosur për t’u treguar se femrat që bëjnë hiking nuk duhet të trajtohen më ndryshe se meshkujt.
Kështu, në gusht të vitit 2017, ajo kishte organizuar ngjitjen e Eiger-it përmes urës Mittellegi në alpet zvicerane. Guida mashkull ishte tronditur që ekipi i saj e kishte përfunduar ngjitjen për vetëm dy ditë dhe i kishte thënë asaj se ka lindur për alpinizëm.
Po atë vit, ajo ishte ngjitur edhe në Ama Dablam të Nepalit, ku lartësia mbidetare është 6,812 metra dhe ekipi i saj përbëhej vetëm me femra.
Ngjitjen e cila normalisht merr katër javë për ta përfunduar, ajo e kishte bërë për vetëm tetë ditë.
Më pas, sukseset e Arinetës vetëm ishin shtuar, ku kishte filluar të shërbente si guidë për Balkan Nature Adventure.
Mbështetja nga dy shtetet – Kosova e Shqipëria
Qeveria e Kosovës është krenare me Arineta Mulën dhe shpeshherë ia sponsorizon ngjitjet; ndërkaq Shqipëria e ka furnizuar atë me një pasaportë e cila e mundëson atë të udhëtojë në shtetet që nuk e njohin Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Njerëzit vetëm tani po e mësojnë se çfarë kuptimi ka ky simbol në shishen e shamponit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shampon-780x439.jpg)
Njerëzit vetëm tani po e mësojnë se çfarë kuptimi ka ky simbol në shishen e shamponit
![Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e30b0feb9926a4d0-780x439.jpeg)
Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”
![Për Ditën e të dashuruarve, vetëm këto pesë shenja do të jenë të lumtura në dashuri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/20845376675a83f21f6fccc133740450_w640.jpg)
Për Ditën e të dashuruarve, vetëm këto pesë shenja do të jenë të lumtura në dashuri
![Dy gjërat e para që bën një stjuardesë pas akomodimit në hotel](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fly-780x439.jpg)
Dy gjërat e para që bën një stjuardesë pas akomodimit në hotel
![Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/debate-780x439.png)
Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt
![Çfarë kuptimi kanë lulet për ditën e të dashuruarve?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valentines-day-flowers-what-different-colours-symbolise-780x439.jpg)
Çfarë kuptimi kanë lulet për ditën e të dashuruarve?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim