LAJMI I FUNDIT:

Bayerni kualifikohet përkundër humbjes

Bayerni kualifikohet përkundër humbjes

Bayerni ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve falë një goli më shumë të shënuar si mysafir.

Fiorentina ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në Artemio Franchi, mirëpo u eliminua duke qenë se Bayerni kishte fituar 2-1 në Allianz Arena.

Vendasit shënuan njëherë në pjesën e parë me anë të Juan Manuel Vargas (28’), ndërsa në minutat e para të pjesës së dytë (54’), dyfishuan rezultatin me golin e Stevan Jovetic.

Mark van Bommel ngushtoi epërsinë në 2-1 (60’), ndërsa Jovetic e ngriti sërish në 3-1 (64’).


Njeriu vendimtar për bavarezët ishte francezi Arjen Robben, i cili shënoi golin e dytë (65’) që i dërgon gjermanët në çerekfinale edhe pse rezultati i përgjithshëm është 4-4. /Telegrafi/