Si shkolla e vetme e mesme profesionale e kësaj natyre në Kosovë, Bau Acadamey po ndërmerr hapa domethënës në realizimin e idesë së një shkolle me standarde evropiane të shkollimit në profilet qe tashmë ajo ofron: instalues elektrik, instalues tubacioneve të ngrohjes, klimatizimit dhe ujit, metalpunues & saldator dhe ndërtimtari.
Tashmë Al Trade Holding si themelues i shkollës ka përfshirë si bashkëaksionar edhe dy partner gjerman: Kolegjin Heimerer dhe kompaninë gjermane Amberg Bau GmbH & Co. KGK. Në këtë mënyrë shkolla e mesme profesionale Bau Academy tashmë është një investim i përbashkët kosovaro–gjermane.
Kolegji Heimerer është institucion gjermano-kosovar në Kosovë, i cili bazament të tij ka institucionin arsimor gjerman Heimerer GmbH me përvojë 40-vjeçare në arsim profesional, në 11 qytete te ndryshme të Gjermanisë, përfaqësuar nga Friedrich Heimerer dhe Institutin e Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale, përfaqësuar nga Petrit Beqiri.
Kolegji Heimerer synon që duke ofruar kualifikime cilësore profesionale në fushat shëndetësore të vendos standarde evropiane në hapësirën e kualifikimeve profesionale në Kosovë.
Amberg Bau GmbH & Co. KG është kompani elite ndërtimore gjermane me seli në LANDSBERG AM LECH, e cila veprimtarinë e saj ndërtimore e ushtron në tërë rajonin e Bayernit dhe merret me ndërtime të projekteve të ndryshme.
Norbert Kees, njëherit edhe pronari i Amberg Bau GmbH & Co.KG, përveç që e ka trashëguar këtë veprimtari nga gjyshi i tij, Philip Amberg, që nga viti 1935 të cilën vazhdon ta ushtroj edhe më shumë, ai gjithashtu është edhe Kryeshef i shoqatës së ndërtimtarëve në rajonin e Bavarisë së Epërme.
Mbi këtë bazë, partnerët gjermanë do të marrin përsipër menaxhimin e sistemit pedagogjik të Bau Academy, me qëllim që në këtë shkollë të zbatohet standardi gjerman në të mësuar. Ndër dobitë e shumta të kësaj marrëveshjeje vlen të theksohet se gjatë tri viteve të shkollimit, për të gjitha drejtimet kurrikulat e të cilave janë harmonizuar me sistem arsimor gjerman, nxënësit e këtyre drejtimeve do të kenë mundësi që të kryejnë praktike deri në 9 muaj tek kompanitë gjermane. Rrjedhimisht, diplomat e marra në Bau Academy për drejtimet kurrikulat e të cilave janë harmonizuar me sistemin arsimor gjerman do të njihen edhe në Gjermani. Kësisoj, përveç aftësive teknike të marra në laboratorët e shkollës, nxënësit e Bau Academy do të aftësohen për punë të standardeve gjermane.
Bashkëpunimi mes të këtyre tri kompanive çimenton idenë e shkollës Bau Academy si alternativa e vetme për sa i përket shkollimit profesional në Kosovë me standarde evropiane.
Shkolla e mesme profesionale Bau Academy ofron aftësim profesional që ju siguron një integrim me dinjitet në tregun e punës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës