LAJMI I FUNDIT:

Baton Zabërgja premton të ardhme të ndritur

Baton Zabërgja premton të ardhme të ndritur

Çdo ditë e më shumë po vërtetohet se Vushtrria është vend ku lindin futbollistë të mëdhenj. Sikur nuk mjafton t’i përmendim Shefki e Njazi Kuqin, Armend Dallkun, e së fundmi edhe Milot Rashicën. Mirëpo, në të ardhmen Kosova e më gjerë, sipas të gjitha gjasave, do ta njohin edhe një futbollist me nam. Fjala është për të riun Baton Zabërgja, i cili si 12 vjeç po shkëlqen në fushat e blerta.

Siç transmeton veriu.info, ai që nga mosha 7 vjeçe stërvitet me Kosovën e Vushtrrisë dhe shpejtë trajneri ia kishte dhënë mundësinë që të luaj për të rinjt e këtij klubi.

Batoni momentalisht luan për U13-shat e Vushtrrisë dhe që në ndeshjen e parë në këtë grupmoshë, iu besua shiriti i kapitenit. Vlen të përmendet fakti se në edicionin e kaluar, ai me grupmoshat U13, ka shënuar golin ëm të shpejtë me Trepçën, pas vetëm 24 sekondash.

Këtë sezon ai ka shënuar 15 gola, për ta përmbyllur sezonin vjeshtor në vendin e parë me ekipin e tij. /Telegrafi/