LAJMI I FUNDIT:

Basketboll: Mesjavë pa derbi

Basketboll: Mesjavë pa derbi

Nesër dhe pasnesër zhvillohen ndeshjet e xhiros së 13-të të BKT Supeligës së Kosovës në basketboll për meshkuj.

Të mërkurën takohen Peja – Kolegji UNIVERSI (17:00), Drita – Trepça (19:00) dhe Sigal Prishtina – Kosova (20:00). Të enjten në program është takimi i fundit i kësaj xhiroje, kur përballen Futura – Bashkimi (18:00).

Mesjava nuk karakterizohet me ndonjë ndeshje derbi dhe favoritët si Sigal Prishtina, Peja dhe Trepça, pritet të shënojnë fitore jo të vështirë dhe të sigurta. I vetmi takim që mund të zgjojë kërshëri është ai ndërmjet Futurës së përforcuar dhe Bashkimit. /Telegrafi/