LAJMI I FUNDIT:

Bashkohuni, ose që tani po ua uroj ministrinë e bërllokut

Nuk shkruaj për qejfin e askujt, bile as për qejfin e vetvetes. Kjo ngaqë konsideroj se të shkruarit nuk është as ‘lojë fjalësh’ e as zbavitje. Të shkruash para së gjithash është çështje karakteri. Për këtë, kurrë nuk shkruaj me diktate, as për t’i kënaqur apetitet e adhuruesve partiakë, sepse unë nuk adhuroj askënd përveç Zotit. Po ashtu nuk ushqej tendenca për të shkruar vetëm sa për të kritikuar. Ka momente kur liderët që sot i kritikoj dikur edhe i kam lavdëruar, atëherë kur kam vlerësuar se e meritojnë (Në gazetën Fakti Ali Ahmetin më 2005 për angazhimet e tij, në gazetën Koha më 2008 Menduh Thaçin kur doli nga qeveria)…Mirëpo s’jam sikurse filozofët oborrtarë që i kanë glorifikuar mbretërit edhe kur kanë bërë keq mbi popull. Veprat e zeza nuk i bëj të bardha. Kjo jetë më ka mësuar se lufta mes të mirës dhe të keqes duhet të vazhdojë. Për fat të keq ka pasur njerëz që i kanë luftuar edhe profetët, fjalët e Zotit. Mirëpo misioni i njeriut të mirë e të sinqertë është ta thotë vetëm të vërtetën ashtu siç është pa stilizime e hiperbola dhe duke u bazuar në fakte.

Kam respekt për personalitetin e secilit lider politik shqiptar në Maqedoni dhe nuk e kontestoj se ata janë burra të mirë, as edhe faktin se të këqijat që burojnë prej partive të tyre janë produkt i disa njerëzve që i rrethojnë ose rrethanave tjera. Mirëpo unë nuk mund të gjykojë mbi personalitetet, por gjykoj mbi veprimet. Për mua nuk është turp, pse i kritikojë aspektet e këqija që shihen qartë dhe haptazi. Turp duhet të kenë ata që e bën Bit Pazarin, Gostivarin 1997, etj, Brodecin etj, Sopotin etj., dhe ata që rishtazi me verbëri i përkrahin ata. Unë kam parasysh pozicionin e partive shqiptare në qeveri kur ndodhën këto ngjarje të dhimbshme dhe reagimet e tyre nonshalante. Nëse elektorati vazhdon t’i votojë përsëri këto parti, dëshmon se i do reprizat, se s’mund të rrijë pa qytek, se u është mësuar shpina me dajak. Dje u rrah e u burgos pa faj dikush tjetër, nesër mund të jesh ti ose ndonjëri prej nesh. Njeriu i mençur nuk shkel dy herë në dërrasë të kalbur, e as nuk futet dy herë në një vrimë.

Ka me dhjetëra e qindra fakte që argumentojnë se të këqijat e partive shqiptare në Maqedoni i kalojnë të mirat e tyre. Dhe siç ka thënë Alexis de Tocqueville, ‘pa krahasime mendja nuk punon’. Çdo njeri normal duhet të bëjë përpjekje që në retrospektivë t’i kujtojë ato, për ta bërë procesin e krahasimit më metodik e sistematik. Kush mendon se liderët janë të paprekshëm ua kujtoj se ata nuk janë hyjnor, se Zoti e ka kritikuar kur ka gabuar edhe njeriun më të ndritshëm të njerëzimit Muhamedin a.s (80: 1-11). E di, sinqerisht e kuptoj, se ‘adhuruesit e partive’ përkatëse, në veçanti ata që kanë përfituar (në të shumtën e rasteve pa meritë) prej tyre, e marrin këtë me siklet, sepse e vërteta shpesh është e hidhur dhe vret.


Unë parimisht jam apartiak. Kurrë s’kam qenë as anëtar, bile as në forume interneti – as në facebook, as në ndonjë tubim partiak, përveç dikur si gazetar-reporter. Mirëpo, edhe pse s’veproj politikisht, si qytetar në një sistem të ashtuquajtur demokratik, unë kam të drejtë të mendoj, të shpresojë, të ëndërroj politikisht. Vetëm komunistët stalinistë ua ndalonin njerëzve këto kategori mendore: të arsyetuarit, të shpresuarit e të ëndërruarit.

Kur mendoj se me Rufi Osmanin do të ndryshojë skena politike në Maqedoni, unë kam parasysh se ai është shumëfish më i ditur dhe më i ngritur intelektualisht se liderët e tjerë, përfshirë edhe ata maqedonas. Po ashtu ky burrë nuk është dëshmuar si lider, në krahasim me të tjerët, prandaj kam të drejtë të mendoj se është mirë të provohet. Dhe në momentin kur provohet, e nuk dëshmohet, zotohem se do të kem forcë morale ta kritikoj po me të njëjtin intensitet. Mirëpo momentalisht është i vetmi politikan shqiptar në Maqedoni që i pari është zotuar seriozisht se ‘edhe nëse fitoj do t’u ofrojë të gjitha partive shqiptare në Maqedoni të bashkohen, që të bëhemi opozitë me maqedonasit dhe jo me vetveten’. Kush tjetër e tha këtë, përveç tij? Logjikisht pyes kush i trembet vallë këtij bashkimi?! Natyrshëm kjo u pengon atyre që patologjikisht frikohen se ‘u hiqet torta nga goja’ (siç thotë në teledramë avokati i Avni Rrustemit). A po rrahni gjoks për patriotizëm? Patriotizëm është bashkimi, e jo përçarja. E keni rastin…pse po e lëshoni?! Për inat? E vazhdoni pra. Veç dijeni se ata që janë kundër bashkimit të partive politike shqiptare si zë unik në pushtet, i duan skenat e rrahjeve ndërshqiptare në parlamentin maqedonas, ashtu siç ndodhën, për t’u bër rezil e gaz i botës, e për të qesh maqedonasit me ne.

I duan vëllavrasjet parazgjedhore. S’e kam fjalën për vetëbashkim të pasinqertë, nga frika e humbjes ose zhbërjes siç paralajmërojnë disa. Nëse nuk e doni bashkimin e vërtetë, pa dyshim se ndonjë parti që ua do zemra juaj do të hyjë në qeverinë maqedonase sa për ta fituar ndonjë ministri bërlloku që tradicionalisht u jepet shqiptarëve. Do të kemi aq sa meritojmë: bërllok mbi bërllok. Më rastis të dëgjoj e lexoj kur disa thonë, ‘edhe Rufiu do të dështojë’. Këto janë steriotipe e paragjykime të njerëzve që pretendojnë se i njohin gjërat me profeci historiciste. Në të vërtetë është një prirje e disave për të mos i vlerësuar të diturit (e pastaj ankohen me pa të drejtë se pse nuk na bëjnë punët?! Nuk na bëjnë punët kurrë përderisa siç thoshte Platoni njerëzit jokompetent shtiren se i njohin gjërat dhe u përveshen atyre). Do të duhej të kritikohej Rufiu po që se fiton e pastaj tradhton, shkel premtimet, vazhdon me revanshizëm dhe me avazin sikurse të tjerët, e jo ende pa filluar funksionimin si parti. Nuk kanë hyrë vitet në thes, vijnë edhe zgjedhje tjera për ta dënuar, nëse nuk i realizon ato që thotë. Thjesht këtu nuk ka filozofi të thellë as ontologjike e as gnoseologjike, por ka vetëm ftesë për etikë antropologjike: ‘zgjim nga letargjia nekropolitike’.

Partitë shqiptare e kanë konvertuar padrejtësinë e maqedonasve ndaj nesh në padrejtësi ndërshqiptare. Zihen mes veti se cila ka qenë më katastrofë se tjetra. E prapë kanë adhurues. U them atyre se s’është fer të lektisësh e çirresh pas partisë që të ka ofruar një shërbim interesi e ta marrish atë për satisfaksion, gjersa nga ana tjetër bën sehir gjersa sheh se si thellohet kriza e vëllezërve tu, se si nënat shqiptare kanë dalë rrugëve si lypsare; ta vësh interesin personal mbi atë të përgjithshëm; ngase partitë vijnë e shkojnë e njerëzorja duhet të mbetet për ata që kanë fytyrë e dinë të skuqen. Ka me dhjetëra njerëz gjeni e shumë të zgjuar me suksese të jashtëzakonshme, e që rropaten e sorollaten rrugëve me ndihma sociale e pa perspektivë, vetëm e vetëm pse nuk i përkasin kësaj apo asaj partie. E partitë e vetëquajtura patriotike shqiptare i kanë katandisur fare duke u marrë mito me mijëra euro me premtimin se do t’i punësojnë ose i kanë mbajtur me mashtrime e rrena me vite të tëra. Kjo dukuri e tmerrshme s’ka qenë e pranishme as në kohë fashizmi e komunizmi. Sot, me partitë shqiptare, kjo është fakt i gjallë dhe për çudi quhet patriotizëm. Ka shembuj me bollëk. Pyes: kujt i pëlqen dhe i konvenon kjo gjendje?!

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

Magazina
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Evropa
Kalo në kategori