LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi synon fitore ndaj Pejës

Bashkimi synon fitore ndaj Pejës

Ndeshja e dytë gjysmëfinale e ‘play-off’-it ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, pritet të sjellë rivalitet të lartë ku prizrenasit do të kërkojnë ‘hakmarrje’ nga humbja e parë e pësuar në ‘Karagaçi’ përderisa kampionia në fuqi do të kërkojë kualifikimin në finale.

Peja në ndeshje e parë shënoi fitore të vështirë përballë Bashkimit duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 104:99 për të dalë në epërsi prej 1:0 me ndeshje. Nga ana tjetër prizrenasit do të kërkojnë fitoren për të barazuar shifrat në 1:1 dhe për të vendosur finalistin në ndeshjen e tretë.

Kapiteni i Bashkimit, Valentin Spaqi, ka parashikuar një ndeshje të vështirë përballë Pejës. “Nuk është e lehtë të jesh pjesë e ‘play-offit’. Ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Shpresoj të kemi një përkrahje të madhe nga ‘Arpagjikët’ që për ne gjithmonë kanë qenë lojtari i gjashtë”, potencoi Spaqi.

Ndryshe Spaqi ka parashikuar një ndeshje me plotë presion duke besuar në aftësitë e bashkëlojtarëve të tij.


“Për ne është një presion më i madh se i Pejës. Por, sidoqoftë duke ditur karakterin e bashkëlojtarëve të mijë besoj që do të derdhin atomin e fundit në teren, sepse në Pejë ne jemi fitues moral të asaj ndeshje duke marrë parasysh përbërjen tonë me atë të Pejës”, përfundoi Spaqi. /Arena/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori