LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi po rikthehet

Bashkimi po rikthehet

Skuadra e Bashkimit është zgjuar nga ‘gjumi’. Pasi që fillimisht transferoi dy lojtarët kroat Dino Erceg e Josip Blajiq, së fundmi siguruan shërbimet e basketbollistit Albatrit Berisha, i cili së fundi djersiti fanellën e RTV 21. Por sipas drejtorit sportiv Arlind Kaçaniku, kjo nuk do të jetë e tëra, pasi shumë shpejt pritet që në Prizren të vijnë edhe dy lojtarë të huaj.

“Unë me këto tri transferime të cilat i kemi bërë deri më tani jam shumë i kënaqur. Por shumë shpejt do të përforcohemi edhe me dy lojtarë të huaj një në pozitën qendër dhe tjetrin në pozitën dy. Jemi në bisedime me disa lojtarë por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Pres që këto ditë të arrijmë ndonjë marrëveshje”, u shpreh fillimisht Kaçaniku për Arenën.

Ai ndër të tjera tha do të shikojnë mundësinë të sjellin edhe dy apo tre lojtarë vendorë, të cilët luajnë në Shqipëri. “Jemi duke shikuar mundësin të sjellim edhe dy apo tri përforcime vendore. Më shumë jemi të përqendruar në Shqipëri, dhe mundësit që të sjellim dy apo tre lojtarë janë shumë të mëdha”, deklaroi Kaçaniku. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Kalo në kategori