LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi përsëri mposht Besën

Bashkimi përsëri mposht Besën

Bashkimi ka arritur të shënojë fitoren e pestë të stinorit në palestrën Sezai Surroi duke e mposhtur Besën me rezultat 75-64.

Prizrenasit kanë qenë më të mirë se pejanët në fund të takimit, përkundër se Besa arriti të barazojë rezultatin në fund të pjesës së parë në 36-36.

Mirëpo, në pjesën e dytë Bashkimi nuk e lëshoi më avantazhin për të fituar në fund me 11 pikë dallim.

Bashkimi tash gjendet në pozitën e tretë me 15 pikë, derisa Besa është aktualisht e gjashta me 13 pikë të tubuara.


Sa i përket pikëve të shënuara, më i dalluari te ekipi prizrenas ishte Denis Vrsaljko me 18 pikë të shënuara, derisa te Besa u dallua David King me 14 pikë të shënuara. /Telegrafi/