LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi, i treti përkohësisht

Bashkimi, i treti përkohësisht

Bashkimi ka shënuar fitore për të dalë në vendin e tretë përkohësisht.

Skuadra prizrenase, Bashkimi, që në fundjavë pas tre ndeshjeve radhazi në Final 6 luajti edhe finalen e Kupës së Kosovës, arriti që të mposht RTV 21 sonte në Sezai Surroi me rezultat 92-72.

Ish basketbollisti i Pejës, Endrit Hysenagolli, ka qenë i pakapshëm për prishtinasit sonte, duke shënuar 33 pikë për Bashkimin në fitore. Pas tij janë dalluar edhe Darrell Lampley e Rickey Young me 17, përkatësisht 16 pikë.

Në anën tjetër te RTV 21, që për këtë xhiro u përforcuar me dy basketbollist të huaj, u dalluan pikërisht ata. Hyche dhe Maxey shënuan 17, përkatësisht 27 pikë në debutimin e tyre për ekipin e Andin Rashicës. /Telegrafi/