LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi i dërgon sinjal Prishtinës dhe Pejës

Bashkimi i dërgon sinjal Prishtinës dhe Pejës

Bashkimi është skuadra e vetme e ETC Superligës së Kosovës, e cila i ka kryet të gjitha obligimet ndaj FBK-së. Prizrenasit janë ndarë të kënaqur me edicionin e sapo përfunduar, ndërsa shprehen shumë më ambiciozë për kampionatin e ardhshëm. Përveç në rrafshin vendor, ata shprehen të gatshëm edhe për pjesëmarrje në Ligën Ballkanike.

Menaxheri i “Portokallinjve”, Arlind Kaçaniku, thotë se kryesia e klubit është duke punuar me të madhe në mënyrë që edicionin e ri skuadra ta pret plotësisht e gatshme. “Synimi ynë është që në kampionatin e ardhshëm të hyjmë me ambicie më serioze se sa sivjet. Në kampionatin që përfundoi, me një buxhet dukshëm më të vogël se Prishtina e Peja, patëm paraqitje të mirë dhe në përputhje me parashikimet që i kishim”, ka thënë Kaçaniku. Sa i përket pjesëmarrjes eventuale në BIBL, ai është shprehur:

“E dimë që Prishtina dhe Peja kanë përparësi në këtë drejtim, por nëse eventualisht ndonjëra prej tyre heq dorë, ne do të jemi të gatshëm të inkuadrohemi në këtë ligë”. Prizrenasit janë optimistë se nuk do të kenë probleme me sigurimin e buxhetit. Përveç tjerash flitet që edhe kompania “Red Eagle” do të jetë sponsor i Bashkimit. “Jemi duke punuar shumë që me kohë të sigurojmë buxhetin e nevojshëm. Është e vërtetë se kemi pasur kontakte me përfaqësuesit e ‘Red Eagle’, por ne jemi në bisedime edhe me dy-tre sponsorë tjerë”, ka bërë të ditur Kaçaniku. /Arena/Telegrafi/