Situata te skuadra e Bashkimit, konkretisht problemi rreth dilemës se cila kryesi e ka legjitimitetin ende nuk e ka marrë një përgjigje përfundimtare. Në fakt të dyja palët pretendojnë se janë legjitime dhe do ta përfaqësojnë skuadrën në edicionin e ri të garave, por mbetet të shihen si do të rrjedhin gjërat gjatë kësaj vere dhe cila palë do të zyrtarizohet si kryesi e Bashkimit. Kuvendi i mbajtur në fund të muajit maj dhe organet e dala prej tij janë kontestuar nga kryesia aktuale. Kryetari Shaqir Totaj dhe menaxheri Arlind Kaçaniku janë përfaqësuesit zyrtarë edhe për Federatën e Basketbollit të Kosovës, pasi këta dy e përfaqësuan Bashkimin në Kuvendin e Punës të FBK-së.
Shpejti beson në tejkalimin e situatës
Ndonëse deri në fillim të kampionatit ka edhe mjaft kohë, situata e krijuar kërkon zgjidhje më të shpejtë, pasi pa definimin e saj është e pamundur të fillohet mobilizimi për edicionin e ri. Kryetari i zgjedhur nga Kuvendi i majit, Arsim Shpejti, beson se gjërat do të sqarohen shpejt. “Aktualisht situata është e njëjtë me atë që ishte pas mbajtjes së Kuvendit. Ende nuk ka asgjë konkrete, por kjo gjendje nuk mund të vazhdojë gjatë”, ka thënë Shpejti për Arenën. Ai insiston se Kuvendi ka qenë plotësisht i rregullt, prandaj beson që gjithçka do të sqarohet në mënyrën më të mirë. “Kuvendi është thirrur dhe mbajtur në përputhje me statutin e klubit. Kanë qenë të ftuar të gjithë, përfshirë edhe Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe Komunën e Prizrenit”, ka shtuar Shpejti. Pikërisht Kuvendi Komunal mund të japë një ndihmë rreth tejkalimit të kësaj situate, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. “Ne do të takohemi me zyrtarët e Komunës dhe do të shohim qëndrimin e tyre. Po ashtu do të konfirmojmë nëse letra që pala tjetër e paraqiti në Kuvendin e Punës së FBK-së ishte vërtet e lëshuar nga Komuna apo jo”, është shprehur Arsim Shpejti.
Ibri: Ne e njohim vetëm ligjshmërinë
Për zyrtarët e Drejtoratit për Sport në Komunën e Prizrenit, situata është e qartë. Aktualisht ata e njohin kryesinë aktuale në krye me kryetarin Shaqir Totaj. Koordinatori për sport, Lulzim Ibri, thotë se Komuna e njeh vetëm ligjshmërinë. “Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk mund ta njohim kryesinë që ka dalë nga Kuvendi në të cilin nuk ka marrë pjesë askush nga FBK-ja dhe Kuvendi i Komunës. Tash për tash e njohim kryesinë aktuale dhe kryetarin Shaqir Totaj”, ka thënë Ibri. Ai ka thënë se gjërat mund të ndryshojnë, por në këtë moment situata është e qartë. “Ne nuk kemi asnjë preferencë dhe as kundërshtim me askënd. Nëse më vonë mbahet një Kuvend tjetër, por i mirëfilltë, pa marrë parasysh kush do të fitojë, ne do ta përkrahim atë kryesi që del prej tij”, ka theksuar Shpejti. Ai e ka përjashtuar mundësinë që Komuna të ndërmjetësojë në “pajtimin” ndërmjet dy palëve. “Ne nuk ndërhyjmë në politikat e asnjë klubi, prandaj nuk kemi arsye të ndërhyjmë as në këtë rast”, ka thënë Shpejti në fund. /Tribuna/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Mbyllet pjesa e parë: Liverpooli po avancon me dy gola ndaj Manchester Cityt

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë